1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, May 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga dosja e vrasjeve në Tropojë, ja kush janë dëshmitarët që panë me sytë e tyre ekzekutimin Halil Haklajt e Feriz Kërrnajës, gati të dëshmojnë në SPAK kundër Sali Berishës

December 30, 2022
in Dosja X
        
 

Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Haklajve kanë vendosur që të çojnë ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë. Sot po zbardhim një tjetër pjesë të kallëzimit penal që i është drejtuar SPAK nga Idajet Beqiri, avokati mbrojtës, i pajisur prej tyre me prokurë të përgjithshme. Në këtë numër të gazetës “SOT”, po nxjerrim të tjera faktet që ka në dorë drejtësia e re nën patronazhin e amerikanëve që implikojnë Sali Berishën dhe të gjithë emrat e kallëzuar nga Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj.

Vrasja e Halil Muharrem Haklajt

Në kallëzimin penal thuhet se: Në datën 04-08-1999 në orën 8:40’ të mëngjesit është vrarë Halil Muharrem Haklaj. Në një pritë të organizuar me mina në rrugën në vendin e quajtur “Brinja e Cerrnicës”, aty ku ndahet rruga në Lagjen e Paqes. Viktima i ndjerë Halil Haklaj, Fatmir Haklaj dhe Hamdi Haklaj po udhëtonin nga shtëpia e tyre për në “Bajram Curri” me tre makina. Së bashku me ta ishin edhe Feriz Selim Kërrnaja, Sejdi Avduyl Dema, Ndue Gjergj Gjeloshi. Në makinën “Land Rover”, ngjyrë e bardhë, të cilën e drejtonte Sejdi Dema, ishin edhe Fatmir Haklaj dhe Hamdi Haklaj.

Ndërsa në makinën tjetër, e cila ishte ambulanca e “Bajram Currit”, e cila drejtohej nga Ndue Gjeloshi, ishin Halil Haklaj dhe Feriz Kërrnaja. Po në atë ambulance udhëtonin edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë të cilët janë Gjykë Nokshiqi (gruaja) e Latif Ibër Nokshiqit së bashku me djalin e vet, nusen e djalit dhe me tre fëmijët e saj. Fatmir Haklaj po shkonte në pune në “B.Currri”, ku punonte me detyrën e Komandantit të grupeve të gatshëm në Komisariatin e Policisë. Minat që ishin vendosur për të kryer këtë akt të rëndë terrorist në rrugë, dhe që u aktivizuan me telekomandë, vranë viktimën e ndjerë Halil Haklaj dhe Feriz Kërrnaja, si dhe u plagos Fatmir Haklaj. Këto mina me telekomandë ishin të njëjta, sipas ekspertizës, me minat që vranë Eduard Osamn Haklajt në datën 06.05.1999.

Kërcënimi i Fatmir Haklajt

Në datën 23.07.1999 Jonuz Hyka dhe një person tjetër i pa njohur, janë nisur në drejtim të Tropojes. Ata kishin me vete disa mina të tipit që ishin përdorur në datat 06.05.1999 për vrasjen e Eduart Haklajt në datën 05.07.1999. Në datën 31.07.1999, ditën e shtunë,një nga pjesëtarët e bandës ka marrë në radio të policisë Fatmir Haklajn dhe e ka kanosur për vrasje. Këtë kanosje për vrasje e kanë dëgjuar të gjithë punonjësit e policisë të Komisariatit Tropojë që kishin në duar radiot në datën 31.07.1999. Fatmir Haklaj është treguar mospërfillës prej kësaj kanosje për vrasje të bërë me radio nga ana e pjesëtarit të bandës.

Si i ekzekutua Halil Haklaj dhe Feriz Kërrnaja

Në datën 04.08.1999 në momentin që Halil Haklaj, Fatmir Haklaj, Feriz Kërrnaja, etj kanë rënë në mina të komanduara, ku Halili dhe Ferizi mbetën të vrarë, janë nisur dhe u kanë ardhur për ndihmë punonjësit e Komisariatit të Policisë Tropojë. Të Ura e Valbonës, ku u vra Halil Haklaj, ranë në mina edhe punonjësi i policisë Bashkim Gjyriçi, i cili kishte në makinë Fatmir Dakë. Makina u përmbys dhe mbeti i plagosur Bashkim Gjyriçi, të cilin e çuan në Spital, ndërsa Fatmir Daka ka ecur 500 metra dhe ka shkuar në vendin ku kishte mbetur i vrarë Halil Haklaj. Ai e ka gjetur të gjallë Halil Haklaj. Në rrugë ishte makina e Sejdi Demës.

Hamdi Haklaj, i cili i kishte shpëtuar atentatit, ka thirrur Fatmir Dakën që të merrte makinën e Sejdi Demës dhe të nisnin Halil Haklaj për në Spital. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe specialistë xhenjerë. Për çudi kjo ngjarje në Tropojë për asgjësimin e Bandave pak ditë më parë është njohur nga shtypi i kohës. Ajo ka qenë shumë e organizuar, ku parashikoheshin të vriteshin të gjithë djemtë e Muharrem Haklaj dhe nuk ka patur interes nga institucionet Polici-Prokurori për të zbuluar autorët. Në momentin që Fatmir Daka ka hipur në makinë dhe ka ecur vetëm 5 metra mbrapa, autorët e krimit kanë aktivizuar me telekomandë minën tjetër, duke plagosur në kokë Fatmir Dakën.

Ja kush janë dëshmitarët që panë vrasësit

Hamdi Haklaj dhe persona të tjerë në vendngjarje i kanë parë vrasësit Përparim Hyka, Hajredin Haluci, Haki Hoxha etj. Ishin gjithsej 9 persona të veshur me rroba ushtarake me lara. Ndërsa dëshmitari okular Is Selim Kërrnaja ka njohur vrasësit Hajredin Halucinnë, Medi Hoxhën, Haki Hoxhën, Përparim Hykën, Selim Sejdi Hoxhën, si dhe ka parë me ta edhe një person tjetër të gjatë, të cilin nuk e ka njohur. Dëshmitari tjetër okular Ndue Gjeloshi ka parë të gjitha veprimet kriminale të komanduesve të minave që vranë Halil Haklaj, Feriz Kërnaja dhe plagosën Fatmir Haklaj e Fatmir Daka, si dhe ka njohur autorët e këtij krimi Përparim Hykën dhe një person tjetër, i identifikuar si pjesëtar i bandës. Në momentin që ka dëgjuar krismat e minave, Jaho Mulosmani është nisur menjëherë nga Bajram Curri, dhe ka dal në Koj, në një distancë shumë të afërt me Kokinë, vendin ku po komandoheshin minat. Jaho Mulosmani ka njohur komanduesit e minave vrastare Përparim Hykën, Haki Hoxhën, Medi Hoxhën. Deklarimet e tij janë një provë e rëndësishme si dëshmitar okular që ka qenë në vendin e ngjarjes.

Të tjerë persona gati të dëshmojnë në SPAK

Janë edhe dy dëshmitarë okularë nga fshati Koçanaj, të cilët i kanë parë dhe i kanë njohur 8 nga 9 personat vrasës, duke i bërë prezentë në Familjen Haklaj, por që duan garanci sigurie jete nga organi i akuzës për të bërë deklarimet e tyre për sa kanë parë ditën e ngjarjes. Vrasësit e Halil Haklaj janë Përparim Hyka, Haki Hoxha, Medi Hoxha, Selim Seidi Hoxha (ky person është dhëndri i mbesës së Sali Berishës), Hajredin Haluci, Tahir Sejdi Hoxha, Xhafer Baram Hoxha dhe një person, i cili ishte i panjohur. Bashkëpunëtorët kryesor të kësaj bande të armatosur, vrasës të Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja, në rolin e nxitësit, frymëzuesit dhe mbuluesit të gjurmëve të krimit, janë Sali Berisha, i cili i donte të gjitha të vrarë “Haklajt” si dhe Jonuz Hyka, i cili si drejtues i Policisë në Kukës, ishte në gjendje edhe të mbulonte çdo gjurmë të krimit. Pra në këtë krim makabër janë përfshirë mbi dy persona oficerë të policisë së shtetit”, thuhet në kallëzimin penal drejtuar SPAK.

Vrasja e Fatmir Haklajt

Në datën 04.11.1999, në fshatin Bujan, në Lagjen Mulosmanaj, është vrarë djali i tretë i Kallëzuesit Muharrem Haklaj dhe vëllai i Ajshe dhe Zylfije Haklaj, i ndjeri Fatmir Haklaj. Pritën vrasësit e kishin ngritur në oborrin e shtëpisë të Haxhi Jakupit, në afërsi të shtëpisë së Jaho Mulosmanit. Fatmir Muharrem Haklaj ishte ende me plagët e pambyllura nga atentati me mina i datës 04.08.1999, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Halil Haklaj. Pas 4 gushtit 1999 i ndjeri Fatmir Haklaj kishte qëndruar i shtruar në Spital 50 ditë dhe pastaj e ka vazhduar kurimin jashtë vendit. Kishte pak ditë që ishte kthyer nga kurimi jashtë shtetit dhe pas pak ditësh, shkoi për një vizitë në shtëpinë e Jaho Mulosmanit.

Si e futën në kurth

Banda e Armatosur e krijuar nga Sali Berisha pas ngjarjes së 19 qershor 1997, ku u qëllua me armë dhe ju prish mitingu, dhe ku Sali Berisha kërkoi që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin të gjallë në Tiranë, duke i urdhëruar njerëzit e tij që ta rrëmbenin, sikurse e ka pohuar vet një fakt të tillë, po funksiononte më së miri dhe kishte ekzekutuar tashmë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Halil Haklaj, si dhe disa persona të tjerë, sikurse përshkruam më lartë. Kjo Bandë ishte vënë në ndjekje Fatmir Haklajt, duke e gjurmuar atë ngado që lëvizte.

Në Gazetën RD të datës 26.10.1999 Sali Berisha i bënë thirrje të hapur, e nxitë dhe e frymëzon Bandën e Armatosur që kishte krijuar në datën 20 qershor 1997 për të vrarë Fatmir Haklaj. Gazeta e kësaj date provon plotësisht ekzistencën e Bandës së Armatosur të udhëhequr nga Sali Berisha dhe urdhrin e tij të prerë për të vrarë Fatmir Haklaj. I ndjeri Gani Malushi, Shefi i Komisariatit, i ka deklaruar Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Jaho Mulosmanit dhe Zylfie Haklaj se në Bandën e Armatosur që i ngriti pritë dhe e vrau Fatmir Haklaj te shtëpia e Haxhi Jakupit, kishte veç frymëzuesit dhe nxitësit Sali Berisha, edhe zyrtarë të institucioneve të policisë së shtetit, e madje arma e vrasësit, automatiku kallashnikov është e njëjta armë që vrau Shkëlqim Haklaj.

Në pritën e Fatmir Haklajt u vra dhe Sami Ali Kërrnaja

Në këtë pritë të datës 04.11.1999 pranë shtëpisë së Jaho Mulosmanit mbeti i vrarë jo vetëm Fatmir Haklaj, por edhe Sami Ali Kërrnaja, si dhe mbeti i plagosur Jaho Mulosmani. Autorë të këtij krimi ishin anëtarët e Bandës së Armatosur Kriminale Haki Adem Hoxha, Medi Baram Hoxha, Përparim Adem Hyka dhe një person tjetër anëtar i bandës. Të lartpërmendurit vrasës, para se të kryenin vrasjet, kanë qenë të strehuar në shtëpinë e Besnik Sadik Vidricës.

Motrën e Besnik Vidricës e ka për grua njëri prej anëtarëve të Bandës, vrasësi Medi Baram Hoxha. Kjo shtëpi ju dha edhe ushqimin përkatës, të cilin e gjetën në vendin e ngjarjes grupi hetimor kur këqyri vendin e ngjarjes. Besnik Vidrica menjëherë pas ngjarjes ka shkuar në shtëpinë e Jaho Mulosmanit dhe ishte shumë i interesuar të dinte nëse Fatmir Haklaj kishte vdekur ose jo. Dëshmitari Shpend Avni Mulosmani, duke parë interesimin negativ të Besnik Vidricës i ka bërtitur atij duke i thënë “po ka vdekur”!

Gjendet një kapele dhe fije flokësh

Besnik Vidrica ka ikur menjëherë pas marrjes së lajmit se Fatmir Haklaj kishte vdekur dhe ka vënë në dijeni Bandën e Armatosur e cila ishte në pritje të rezultatit të aktit kriminal që kishin kryer. Në vendin e ngjarjes ku u vra Fatmir Haklaj dhe Sami Kërrnaja, babai i viktimës, kallëzues i këtyre krimeve Muharrem Haklaj ka gjetur një kapele dhe disa fije flokësh. Ai nuk mori asnjë garanci nga Prokuroria për t’i çuar në Itali për t’u bërë ekspertizën kësaj kapele dhe fijeve të flokëve të gjetura në vendin e ngjarjes.

Pra, ka munguar interesimi i policisë dhe i prokurorisë për të zhvilluar hetime objektive dhe të gjithanshme. Fatmir Haklaj është vrarë në orën 19.00 të datës 04.11.1999. Në momentin që ka dëgjuar krismat, kallëzuesja Ajshe Haklaj, motra e Fatmirit, e cila ishte e martuar aty në Bujan, është nisur veti i tretë në shtëpinë e Jaho Mulosmanit, sepse ishte në dijeni që Fatmir Haklaj do të ishte mysafir atë natë në shtëpinë e Jaho Mulosmanit. Duke ecur rrugës, në fshatin Vatoc, ka parë 5 persona që po kapërcenin një gardh. Ajo, së bashku me dy personat e tjerë kanë qenë shumë pranë këtij gardhi dhe kanë ndalur të heshtur për të mos u diktuar. Dëshmitarja okulare Ajshe Haklaj si dhe dy personat e tjerë që ishin së bashku me të kanë njohur dhe identifikuar Haki Adem Hoxhën, Medi Baram Hoxhën, Xhafer Baram Hoxhën, Përparim Adem Hykën dhe një person tjetër të gjatë në trup.

Çfarë pa Ajshe Haklaj?

Ajshe Haklaj dhe dy personat që e shoqëronin nuk kishin armë me vete. Ato kanë parë që personat e lartpërmëndur që i panë duke kapërcyer gardhin, u drejtuan nga ana e sipërme e Urës së Bujanit. Këta dy dëshmitarë nëse merren në mbrojtje dhe u sigurohet jeta, janë të gatshëm të dëshmojnë gjithçka kanë parë menjëherë pas vrasjes së Fatmir Haklaj dhe Sami Kërrnaja. Atë natë të gjithë vrasësit kanë qëndruar në mal, duke u siguruar që të mos kapeshin nga policia, e cila mund të shkonte në shtëpinë e Haki Hoxhës natën. Ndërsa në mëngjesin e datës 05.11.1999 të gjitha këta vrasës kanë shkuar në shtëpinë e Haki Hoxhës, ndërsa Përparim Hyka dhe Rasim Lumneshi kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës dhe sapo kanë mbërritur i kanë raportuar Sali Berishës si dhe kanë pohuar me vetëmburrje pranë miqve të tyre se janë ata që e vranë Fatmir Haklaj.

Vrasja e Ylli Haklajt

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK nga Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj thuhet se: Në datën 03 dhjetor 2000, rreth orës 12.50’ të drekës, “Banda e Armatosur” e Sali Berishës, kanë qëlluar me snajper djalin dhe vëllain tonë Ylli Muharrem Haklaj. “Banda” dhe snajperat ishin pozicionuar në kodrat në lindjen e shtëpisë së Muharrem Haklaj, në një distancë prej afro 300 metra. I ndjeri Ylli Haklaj ishte afro 50 metra jashtë rrethimit të shtëpisë. Ndërsa Muharrem Haklaj ishte larg të ndjerit Ylli Haklaj rreth 100 metra larg, në livadhin aty pranë. Së bashku me të ndjerin Ylli Haklaj ishin edhe Is Selim Kërnaja dhe Bylbyl Baram Lanaj. Ky i fundit ka mbetur i plagosur, duke e zënë plumbi në faqe.

Organizator i vrasjes ishte Berisha

Organizimin e vrasjes së Ylli Muharrem Haklaj e bëri pikërisht Sali Berisha, duke u dhënë detyra degës së PD Tropojë, kryetar i së cilës ishte Azgan Haklaj. Në datën 28.11.1999, ditën e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Sali Berisha dhe Azgan Haklaj organizuan një sulm kundër Komisariatit të Policisë Bajram Curri. Marrja në duar të e tyre të Komisariatit do të shoqërohej më pas prej Sali Berishës si “rasti domino” për të vepruar PD-ja e tij në të gjitha komisariatet e policive të vendit për të rrëzuar nga pushteti socialistët.

Njerëzit që formuan “Bandën e Armatosur” për të s;lmuar dhe marrë në duar të e tyre Komisariatin e Policisë e udhëhiqte Azgan Haklaj. Ky është një fakt i njohur botërisht pasi është pasqyruar jo vetëm në aktet e Policisë së Shtetit, por kanë shkruar shtypi dhe e kanë transmetuar si lajm mjetet elektronike të kohës. Në këtë sulm kundër Komisariatit të Policisë mbeti i vrarë Syl Shaban Lusha, vëllai i Sali Lushës si dhe u plagosën shumë anëtarë të PD-së të Sali Berishës dhe të Azgan Haklaj që ishte në krye të tyre.

Hakmarrja e Berishës

Sali Berisha bëri shumë akuza në shtyp dhe në televizione për këtë sulm, duke përmendur si mbrojtës të Komisariatit të Policisë edhe Ylli Haklaj dhe Hamdi Haklaj, djemtë e Muharrem Haklaj. Në fakt qëllimi i Sali Berishës duke akuzuar Ylli dhe Hamdi Haklaj, si pjesëtarë të mbrojtjes së Komisariatit, ishte që të fuste në hasmëri Familjen e Syl Lushës me Familjen e Haklajve, si dhe për të “justifikuar” kështu hakmarrjen primitive të Sali Berishës kundër djemve të Muharrem Haklaj dhe të gjithë kësaj Familje të madhe.

Dëshmitari kryesor dhe njeriu që ka dijeni të plotë se si u organizua sulmi ndaj Komisariatit të Policisë Tropojë në datën 28 nëntor 1999, kush e sulmoi atë dhe kush e mbrojti, kush e vrau Syl Shaban Lushën dhe kush i plagosi të tjerët, është ish Shefi i Komisariatit Ali Gjoni. Gazeta RD e Sali Berishës e datës 02.12.2000, një ditë para vrasjes së Ylli Haklaj, ka shkruar se mbrojtës të Komisariatit të Policisë ishin Ylli Haklaj, Hamdi Haklaj, Petrit Braha, Zeqir Braha etj. Këta persona kanë bërë edhe vrasjen e Syl Lushës dhe plagosjen e shumë të tjerëve në datën 28.11.1999. Përmes gazetës RD të një dite më parë Sali Berisha u dha urdhër “Bandës së Armatosur” që krijoi dhe udhëhiqte që të vrisnin dy vëllezërit Ylli dhe Hamdi Haklaj në shenjë hakmarrje.

Kush janë dëshmitarët që duhet të thërrasë SPAK?

Një ditë më vonë nga dhënia e këtij urdhri prej Sali Berishës, në datën 03.12.2000 u vra Ylli Muharrem Haklaj. Ndërsa Petrit Braha u tentua të vritet në datën 20.08.2001 prej bandës kriminale të armatosur të Sali Berishës, por mbeti invalid i përjetshëm nga plagët e plumbave që mori. Dëshmitarë tjetër okular është vet Muharrem Haklaj, i cili “Bandën e Armatosur” të Sali Berishës që i vrau djalin Ylli Haklaj i kishte 300 metra larg. Vrasësit e Ylli Haklaj i ka parë Hamdi Haklaj, i cili në momentin që u bë atentati kundër vëllait të tij Ylli, ishte pranë tij për t’a thirrur që të vinte brenda në shtëpi se i kishin ardhur dy kunetrit (e Hamdiut) për vizitë,

Hazir Dega dhe Nuredin Dega, të cilët janë gjithashtu dëshmitarë të kësaj ngjarje. Autorët e krimit të vrasjes së Ylli Haklaj i ka parë nga afër edhe dëshmitar Is Selim Kërnaja, i cili kur ka dëgjuar krismat nga afër, është fshehur pas një peme. Po kështu disa dëshmitarë të Lagjes “Aliaj” i kanë parë anëtarët e “Bandës së Armatosur” nga afër, pasi u kanë kaluar 2 metra larg tyre. Këta persona janë kërcënuar me vrasje prej autorëve të kësaj bande, nëse do të tregonin emrat e tyre.

Emrat e dëshmitarëve

Të gjithë dëshmitarët okularë në vendngjarje, të cilët i përmendëm me emër dhe mbiemër më sipër, kanë parë që personat që e bënë këtë vrasje të Ylli Haklaj janë: Përparim Adem Hyka dhe një person i gjatë, i cili mbante armën snajper, Miftar Musa Lumneshi, Out Sulejman Neza, Sadri Sylejman Neza, Tahir Sejd Hoxha, Selim Sejd Hoxha, Agim Sejd Hoxha. Këta tre të fundit e kanëdjalin e tezës Miftar Lumneshin. Të gjithë këta anëtarë të bandës ishin të veshur me rroba ushtarake, por ishin të gjithë pa maska.

Muharrem Haklaj dhe Is Kërrnaja që ishin shumë afër me autorët e vrasjes së Ylli Haklaj në datën 3.12.2000, kishin edhe dylbi me vete dhe i kanë parë të gjithë vrasësit sikur t’i kishin para fytyrave të tyre, duke i njohur të gjithë një për një. Ndërsa Bylbyl Baram Lanaj, i cili ishte së bashku me të ndjerin Ylli Haklaj dhe që u plagos në faqe, deklaron se ka parë dhe njohur nga pjesëtarët e bandës së armatosur Out Sylejman Nezën, Përparim Hykën dhe Tahir Sejd Hoxhën. Dy dëshmitarë të fshatit Shushicë që kanë marrë pjesë në varrimin e Ylli Haklaj i kanë thënë Muharrem Haklaj emrat e 9 personave që ka parë në rrugë të armatosur që sapo e kishin vrarë Yllin, duke i thënë të 9-të emrat e tyre. Ata, nëse merren në mbrojtje prej organit të akuzës, janë të gatshëm të japin deklarimet e tyre për këtë ngjarje kriminale. /Elmas Bogdani


        
 
Next Post

Floriani, në burg ka gjetur qiriun

Berisha harroi Sorosin sulmon Yuri Kim: E përfshirë në korrupsion madhor! Mashtroi DASH-in duke thënë se unë jam i korruptuar

Partia e Lirisë sa partia e Doshit, me tre deputet! Agron Çela "tradhton" Ilir Metën, drejt bashkimit me PS

https://youtu.be/skeivx_0xyE?si=0wZxck0j_uLdYgvs

“TELEFONI I PRISHUR”

https://youtu.be/PDQzhTkURco

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com