Prokurorja kroate Tamar Laptosh i ka udhëzuar prokurorët shqiptarë që do të bëhen pjesë e SPAK të fokusohen fillimisht tek pasuria, Meta dhe Rama në rrezik, hetimet ndaj Sanader nisën nga ora e dorës
Zbulohen të tjera detaje nga mbledhje me dyer të mbyllura e ish-kryetares së Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamar Laptosh me prokurorët shqiptarë në Tiranë. Tamar Laptosh është prokurorja që hetoi dhe futi në burg ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.
Prokurorja kroate, tmerri i të gjithë politikanëve të korruptuar në të gjithë Ballkanin, do të qëndrojë dy vite në Tiranë, për të asistuar Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Tamar ka ndarë me prokurorët shqiptarë, të cilët do të bëhen pjesë e SPAK-ut, eksperiencën e saj në goditjen e ‘peshkaqenëve’ të korrupsionit në Kroaci.
Gjatë takimit me dyer të mbyllura, prokurorja kroate Tamar Laptosh mësohet se i ka udhëzuar prokurorët që do të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme që hetimet e para ndaj politikanëve më të lartë shqiptarë, t’i nisin rreth pasurisë së tyre. Laptosh mësohet se u ka kujtuar prokurorëve shqiptarë që hetimet e para për ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader nisën nga ora e dorës.
Gazetarët kroatë kishin raportuar se Sanader mbante orë te shtrenjta, ku vetëm njëra prej tyre kushtonte 100 mijë euro. Duke u bazuar në këtë eksperiencë, prokurorja kroate ka pohuar se prokurorët shqiptarë duhet të marrin në konsideratë raportimet e mediave mbi pasurinë e pushtetarëve më të lartë shqiptarë.
Nëse prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do të ndjekin udhëzimet e prokurores kroate, i pari që do të merret nën hetim dhe që mund të bie në pranga, është Ilir Meta. Meta posedon një pasuri të deklaruar tek rreth 10 milionë euro, ku të ardhurat e tij të ligjshme janë vetëm dy rroga shteti. Vetëm vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit, me 12 tualete, kushton rreth 1.5 milionë euro.
Pas Metës rrezikon kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar vilën në Surrel me vlerë fillestare 400 milionë lekë, pa shpjeguar se cili është burimi i këtyre parave. Kryebashkiakë, ministra, ish-ministra, deputetë dhe drejtorë, do të bien gjithashtu lehtësisht në lakun e SPAK-ut për pasuri të paligjshme, produkt i aferave korruptive dhe trafiqeve./Pamfletijshme, produkt i aferave korruptive dhe trafiqeve./Pamfleti