“Mail voting”, mundësia për të votuar për zgjedhjet presidenciale amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë është bërë në këto momente vendimtar, ashtu siç në fakt supozohej.
Janë të paktën 84 milion amerikan që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi për të dhënë verdiktin e tyre.
Duket se në ‘mail voting’ do të jetë përplasja e fundit mes dy kandidatëve, mes Trump që ka frikë nga vjedhja e votës dhe Biden i cili ndryshe nga Presidenti aktual i ka thënë qytetarëve të tij ta përdorin atë.