Nga Rigels Seliman
Shkodranët kanë një shprehje që duhet shkruajtur me shkronja ari kudo nëpër Shqipëri: “Të hyptë vetja në qejf”. I tillë është rasti që kam zgjedhur të analizoj tani. Bëhet fjalë për deputetin e opozitës paralementare, Myslim Murrizi. Këtij të fundit prej disa muajsh i ka hipur vetja në qejf, a thua se gjithë fatet e politikës shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë varen tek ai?! Në mënyrë ta pa precedent dhe që nuk i ka hije një burri e jo më një politikani, zoti Murrizi ka nisur të sulmojë ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigji Soreca; ambasadoren e OSBE, Bert Borchard dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, duke i bërë fajtorë për gjendjen politike në të cilin ndodhet vendi dhe për reformën zgjedhore. Murriz me një gjuhë që i ka hije vetëm një rrugaçi dhe jo një politikani iu ka treguar vijën e kuqe ambasadorëve të nderuar Kim, Soreca dhe Borchardt.
Po kush je ti mo pseudopolitikan që sulmon, intimidon dhe shantazhon ambasadorët?!
Kush je ti që bën sikur je “King Maker” dhe pretendon se gjasme tek ty u varkan fatet e politikës shqiptare?!
Në emër të kujt qytetari e populli flisni ju?!
Pasi me sa kam dijeni unë dhe të gjithë shqiptarët, ti Myslim ke dalë deputet nga listat e Partisë Demokratike! Dhe nuk shanse të zgjidhesh deputet, edhe sikur të hapen apo të gjysëm hapen listat dhe të ndryshojë Kodi Zgjedhor! A e di pse?
Sepse në Shqipëri ka vetëm 2 parti, të cilat janë PS-ja dhe PD-ja.
Kështu që, zoti Murrizi, e dimë që të kam hipur vetja në qejf dhe je kthyer në politikan arrogant, madje hipokrit sa nuk gjen një të tretë, pasi i pari është presidenti Ilir Meta, që shan dhe sulmon ambasadorët e kundërshtarët si rrugaç. Por duhet theksuar fakti se ti zoti Murriz do të mbahesh mend si një politikan që bën sikur do të bllokosh reformën zgjedhore dhe do të mbahesh mend si një politikan që di vetëm të nxjerrësh diarre dhe sulmosh ambasadorët e nderuar. Kaq di të bësh ti! Prandaj, për të treguar se ti di ta bësh këtë punë kaq mirë, ja prova dhe shqipja çalë që ke artikuluar në një prej mesazheve që ke sulmuar ambasadorët, që edhe një fëmijë kopshti di të shkruaj më mirë:
“Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojnë “ arsyen” dhe SHKAKUN e vërtetë perse u zbythen nga REKOMANDIMI KYÇ I OSCE DHE ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE????? BURRA QE NUK MBAJNE FJALEN, JANE NJELLOJ SPURDHJAKE PAMVARSISHT SE KU KA LINDUR DHE ÇFAR GJUHE FLASIN. Ky është nje PAZAR I PISTE PER TE MOS PATUR REFORME ZGJEDHORE”, shkruan Murrizi në postimin e tij, pasi ka shpërndarë videon ku foli pas përfundimit të takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Megjithatë, nuk po zgjatem shumë dhe thirrja ime për ty është që tërhiqi akuzat ndaj diplomatëve të huaj të atashuar në Shqipëri, pasi ata nuk janë shokët e tu.