1- Imagjinata është më e rëndësishme se dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën.
2- Mos u përpiq të bëhesh njeriu i suksesit, por përpiqu të bëhesh njeriu i vlerave.
3- Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë kanë hasur në kundërshtime të dhunshme nga mendjet mediokre.
4- Jo çdo gjë që mund të llogaritet ka vlerë, dhe jo çdo gjë që ka vlerë mund të llogaritet.
5- Çdokush është një gjeni, por nëse e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën e tij duke menduar se është budalla.
6- Gjithë fetë, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës peme.
7- Mundësitë qëndrojnë në mes të vështirësive.
8- Edukata është ajo që mbetet, pasi dikush ka harruar gjithçka që ka mësuar në shkollë.
9- Qenia njerëzore është pjesë e diçkaje më të madhe që ne e quajmë Univers.
10- Jeta është si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur ekuilibrin duhet të vazhdosh të ecësh.