• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ja akuzat ndaj Berishës e familjarëve të tij dhe si u eliminuan dëshmitarët e ngjarjes

March 16, 2019
in Aktualitet, Dosja X
323       
 
323
Shares

Data 15 mars ka sjellë sërish lot, pikëllim dhe zemërim në sytë e banorëve të Gërdecit. 11 vite më parë shumë prej tyre humbën familjarët, ndërsa të tjerë u gjymtuan e mbetën të plagosur. Dje kjo ditë ka kaluar në heshtje në rrethin politik, por për banorët e Gërdecit shpërthimet dhe britmat vijojnë të jenë të freskëta. Por përveçse 26 të vrarëve më 15 mars 2008, një tjetër goditje e fuqishme erdhi nga sistemi i korruptuar i drejtësisë, duke nxjerrë pa faj autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Por çfarë ndodhi më 15 mars dhe kush janë ata që duhet të dalin para drejtësisë? Demontimi i armëve në Gërdec, nisi si një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ndërkohë që u prangosën Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës.

Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona. Korrupsioni i Gërdecit dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Nga këta persona disa u dënuan me gjobë dhe disa vite minimale burgim. Dënimi më i rëndë, me 14 vite u dha për Ylli Pinarin, 10 vite burg. Ndërsa Mihal Delijorgji u dënua me 7 vite burg. Familjarët e viktimave i cilësuan të ulëta dënimet. Ajo që ra në sy ishte fakti se u dënuan vetëm ushtarakët dhe mbetën të pafajshëm zyrtarët e qeverisë.

Përgjegjësia e Berishës

Qeveria shqiptare, brenda 3 orëve nga tragjedia e Gërdecit doli dhe bëri një deklaratë distancimi nga ky “biznes krim njerëzor”. Vetëm 15 minuta pas deklaratës së qeverisë, doli personalisht ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tepër i tensionuar u distancua prej këtij skandal-krimi shtetëror, madje duke mohuar dhe faktin e pakundërshtueshëm, që në këtë “fabrikë vrasëse” punonte si drejtues demontimi dhe baxhanaku i tij.

Por në atë kohë pati akuza se ishte i përfshirë në çështjen e Gërdecit dhe djali i tij. Geri Kokalari, një nga njerëzit më aktivë të diasporës në Amerikë, në një letër drejtuar ish-kryeprokurorit Sollaku dhe pasueses së tij Ina Rama lëshonte akuza të rënda për krerët e ish-qeverisë Berisha, të cilët janë të përshirë në kontrabandë armësh dhe korrupsion. Në këtë letër drejtuar ish-kryeprokurores së Republikës zonjës Rama, z. Kokalari implikonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shumë funksionarë të tjerë të qeverisë të cilët janë përfshirë në këtë aferë skandaloze kontrabande armësh.

Kabllogrami i SHBA

Por ajo që i vuri kapak ishte një kabllogram i ambasadës amerikane. Në shkresat që i dërgonte DASH, ish-ambasadori Xhon Uidhers fliste për implikimin e Shkëlzen Berishës në Gërdec si dhe për sulmin e ish- kryeministrit ndaj prokurorëve.

Uidhers ka udhëzuar ish-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Stuart Jones, para takimit me ish-kryeministrin Berisha. Në kabllogramin e tij, Uidhers theksonte se hetimi i Gërdecit ishte një presion në rritje për ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tyre, intensivisht në mënyrë të çrregullt muajt e fundit kishte sulmuar ish- Prokuroren e Përgjithshme dhe sistemin e drejtësisë, duke tentuar limitimin e dëmit politik dhe potencialisht kriminal për veten, familjen dhe aleatët.

“Takimi kryesor i juaji do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi çdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konsenguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”, thuhej në kabllogram.

Vrasja e Kosta Trebickës

Zhdukja enigmatike e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç për Gërdecin, vijon edhe sot e

kësaj dite të mjegullojë dhe errësojë me dyshime dhe pikëpyetje ngjarjen më të rëndë të pluralizmit shqiptar. Kosta Trebickës ishte i pari që denoncoi Sali Berishën dhe familjarët e tij në gazetën “New York Times”, ndërsa soli edhe gazetarin e “New York Times” në Gërdec. Artikulli për trafikun e armëve drejt vendeve në konflikt dhe Afganistanit u botua dy ditë pas shpërthimit.

Ndërkaq, Kosta Trebicka ishte njeriu që denoncoi edhe të birin e Sali Berishës, si njeriu që drejtonte në prapaskenë biznesin në Gërdec. “Trebicka ka marrë një kthesë të fortë në anën e majtë. Këtë e dëshmon edhe makina e cila është batuar në anën e djathtë. Makina ka rënë mbi trupin e Trebickës duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që për shkak të pjerrësisë së rrugës makina ka lëvizur mbrapsht për afro 40 metra. Kjo shpjegon dhe faktin pse trupi i pajetë gjendej larg nga automjeti i dëmtuar”, thuhej në ekspertizën që u bë pas vrasjes. /Kliti Topalli


323       
 
323
Shares
Next Post

PD-LSI plan me kastraveca dhe qofte në duar për të qëndruar 2 ditë para Kryeministrisë: Klanet e Berishës presion në bazë për të shkuar tek revoltat

Rama sjell historinë e familjes Xali, çfarë ndodhi me shtëpinë e vjetër në “Kala”

E vërteta e thjeshtë e sondazhit të sotëm dhe të 2017-s

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In