• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

21 janari, familjarët e Aleks Nikës padi në Gjykatën e Lartë: SPAK të hetojë Sali Berishën e Lulzim Bashën

September 9, 2023
in Dosja X
        
 

Dosja “21 janari” ka mbërritur në gjykatën e lartë pasi familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, nuk reshtin së kërkuari që hetimin, ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Edhe pse GJKKO dhe Apeli i Posaçëm e nuk e kanë rrëzuar kërkesën për hetimin e dosjes nga SPAK, dhe kalimin për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.

Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin. ish komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me dosjen e 21 janarit. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK. Paditë e reja erdhën si rezultat i një audio përgjimi të pretenduar nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.

Ndërkohë avokati thekson se urdhëruesit e vrasjeve politike kanë qenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndërsa ekzekutorët, kanë qenë komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe vartësit e tij të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve të mbledhur para kryeministrisë pasditen e 21 janarit 2011. Episodi i vrasjes së Aleks Nikës me plumb në kokë, mbeti pa autor edhe në gjykimin e parë pasi predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme.


        
 
Next Post

Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë! Do i'u zërë turpi i Historisë me këtë padrejtësi që po bëni!

Monika me Ilirin që vodhën miliona dhe Zeni i Gërdecit bredhin të lirë... Safeti në burg për muhabet qensh!

I mbyllën llogarinë, “shpërthen” Luiz Ejlli : Shqiptarët nuk ecin para, se kanë mllef, xhelozi e lakmi për njëri-tjetrin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In