Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 09:00, në Hotel Plaza, në sallën “Maritim”.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues të agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.
Konferenca do të mbledhë 235 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga Evropa dhe vende të tjera.
Takimi sjell në Tiranë përfaqësues të strukturave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në kuadër të konferencës evropiane të FBINAA.
