Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Quo Vadis” se e ka vendosur qarkun se ku do të garojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Por ai ka dashur të mos e tregojë, pasi u shpreh se do ta bëjë publike në një kohë tjetër që atij i duket e përshtatshme.
Lideri historik i demokratëve gjithashtu foli edhe për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai nënvizoi se shumë zyrtarë socialist kanë shkuar në punë, pavarësisht se kanë dalë pozitivë me koronavirus.
“E kam vendosur se ku do kandidoj, është top secret. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin.
PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS s’po bën gjë tjetër vetëm po përhap Covid me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen.
Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me Covid, kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë c’bëjnë.”