Ish-kreu u Aleancës Kuq e Zi tashmë prej tre vitesh ndodhet në Gjermani. Ai u largua pas zhgënjimit që mori para zgjedhjeve të 2017-tës nga Lulzim Basha, me të cilin kishte pasur marrëveshje më parë, por që nuk u konkluduan në ato finale.
Sot ai ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku kujton faktin se tashmë janë bërë tre vite që ai ka lënë Shqipërinë.
Me vargje që rimojnë mes tyre, Spahiu shkruan se ka miq dhe armiq të cilët nuk i ka harruar ende, ndërsa shton se edhe pse ka 30 vite në demokraci, Shqipëria ende nuk ka bërë hapa për të ndryshuar.