• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

8 nëntor! Sali Berisha “festoi” 53 vjetorin e pranimit në Partinë Komuniste me nder, me titullin “Non grata” nga imperializmi amerikan

November 9, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Ndryshe nga vitet tjera, plaku i Lalzit nuk ka qetësi shpirtërore ta “festojë” 53 vjetorin e pranimit të Partinë Komuniste, ngaqë është hedhur në aksionin dëshpërues, për të pastruar damkën penale që i ka vënë SHBA, si shkatërrues i demokracisë e drejtësisë dhe simbol i korrupsionit e krimit në 30 vite tranzicion

Data 8 nëntor e krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, mund të jetë harruar e të jetë bërë “haram” nga shumë komunistë fanatikë, por jo nga komunisti ekstremist Sali Berisha, i konvertuar në “demokrat”.

Sepse për të, është datë simbolike dhe historike, mbasi më 8 nëntor 1968 është pranuar anëtar i partisë që sundoi, izoloi dhe masakroi shqiptarët për 45 vite.

Në këtë 8 nëntor, Sali Berisha ka 53 vjetorin e pranimit në parti si komunist i devotshëm, filluar në moshën 24 vjeç, kur sapo kishte përfunduar studimet e larta, i përzgjedhur si “veshi dhe syri vigjilent” i ish-Sigurimit të Shtetit.

Pranimi në datën themelimit të Partisë Komuniste, ka qenë privilegj për Sali Berishën, mbasi në këtë datë pranoheshin vetëm individë besnikë e shërbëtorë të denjë të regjimit, të përzgjedhur dhe miratuar nga Komiteti Qendror.

Me atë copë karton te kuq dhe shërbimet ndaj diktaturës deri si përgjues, denoncues e dëshmitarë në gjyqe politike, djali nga Viçidoli bëri karrierë e gëzoi aq privilegje të shumta, sa u bë dhe pjesë e familjes së diktatorit Enver Hoxha.

Ky 8 nëntor, Sali Berishën e ka gjetur me damkën “non grata” nga SHBA, si politikani dhe shtetari që ka përdhosur demokracinë me sundim të dhunshëm, me krime, korrupsion e shkatërrim të drejtësisë.

Fakte nga “CV” e Sali Berishës në 22 vite komunist; dosjet e zullumeve në 30 vite tranzicion i ka SHBA

– U zgjodh 3 herë anëtar i Byrosë së Rinisë të Rrethit-Tiranë.

– U zgjodh 4 herë sekretar partie i Qendrës Universitare e Spitalore Tiranë.

-U zgjodh 4 herë N/kryetar i Gjykatës Popullore dhe N/kryetar i Komitetit të Dëbim-Internimeve në Rajonin nr. 2 Tiranë.

– U zgjodh 3 herë anëtar i Pleniumit të Komitetit të Partisë Komuniste të Rrethit Tiranë (1975-1990).

– Rinovoi teserën si komunist, në datën 14 maj 1989, vetëm 1 vit para nisjes së lëvizjes studentore për rrëzimin e diktaturës.

Por ndryshe nga vitet tjera, Sali Berisha nuk ka qetësi shpirtërore ta “festojë” 53 vjetorin e pranimit të Partinë Komuniste, ngaqë është në aksion dëshpërues, për të pastruar damkën “non grata” që i ka vënë SHBA dhe për t’i shpëtuar drejtësisë./Pamfleti


        
 
Next Post

“S’marrë vesh fare nga kjo punë!” Gazetari godet ashpër “çakejt” e lekëve të RTSH-së: Sot duhet të ishit bashkë me Thoma Gëllçin në qeli

Koncerti tragjik i Travis Scott me 8 viktima ‘pushton’ rrjetin! Postimi ngushëllues për jetët e humbura ngre një numër të lartë akuzash dhe reagimesh

Dosja e CIA/ Berisha bashkëpunoi me kinezët kundër amerikanëve për çështjen e ujgurëve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In