Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të njërit prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë, i cili është edhe hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë.
Rama ka ndarë ‘skedën’, sipas së cilës personi figuron me precedentë penalë për dhunë, vjedhje energjie, kanosje etj.
Postimi i kryeministrit:
Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar:
– 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë
– 2016 – Vjedhje energjie, Tiranë
– 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë
– 2017 – Rrahje në grup, Durrës
– 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë
– 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë
– 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë
– 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë





