• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

8000 viktima nga masakra e Srebrenicës! Kryeministrja e Serbisë habit me deklaratën e saj: Ne nuk kemi vend atje!

July 12, 2021
in Diaspora
        
 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimore atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që, gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në Bosnje dhe Hercegovinë sot u shënua përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë. Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

“Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç – atëherë kryeministër – i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Bërnabic për Televizionin Prva të Serbisë.

Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin ndaj Vuçiqit, çfarë do të thotë se “diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”.

“Shpreh keqardhje të madhe, sepse një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Srebrenicë dhe nuk kam asnjë problem të shpreh respekt për të gjitha viktimat”, tha Bërnabic.

Në korrik të vitit 2015, Vuçic mori pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.

Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990, Vuçiç ishte zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e cila kishte formacionet e saj paraushtarake në fushat e betejës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Vuçiç ishte pjesë e kësaj partie deri në vitin 2008, kur formoi Partinë e tij Përparimtare Serbe, e cila sot mban pushtetin në Serbi./ REL


        
 
Next Post

Miliarderi kryen me sukses misionin në hapësirë: Anija Virgin Galactic kthehet në tokë

"Thesi" me dekoratat i Metës dje xhiro në Sarandë! Pas kuzhinierëve dhe lokaleve të mishit, presidenti në ikje u varë "këmbora pa asnjë" vlerë dhe ligj shkollave, gjimnazeve dhe bankierëve

Arrestimet në Ministrinë e Brendshme, SPAK zgjeron hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, ja si u abuzua me tenderin për uniformat e policisë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In