• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

9 hapat për shkarkimin e Ilir Metës

April 28, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Nga Adriatik Doçi

Për herë të dytë brenda dy viteve, mazhoranca qeverisëse do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe politizim të tejskajshëm të institucionit të Presidencës.

Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Sot, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, nga ky parlament dhe jo nga Kuvendi që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Po cilat janë hapat proceduralë për shkarkimin e kreut të shtetit?

-Fillimisht, vullneti për shkarkimin e kreut të shtetit, duhet të materializohet me një kërkesë të jo më pak se një e katërta e të gjithë deputetëve, drejtuar Kuvendit, shoqëruar me argumentet përkatëse.

-Së dy dyti, kërkesa për shkarkim administrohet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ia përcjell Komisionit të Ligjeve për shqyrtim.

-Komisioni i Ligjeve, brenda 15 ditëve, i paraqet një raport Kuvendit, për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimi e kreut të shtetit.

-Kuvendi, jo më vonë se 7 ditë nga paraqitja e raportit nga Komisioni i Ligjeve, zhvillon një debat në seancë plenare dhe ngre brenda dy ditëve komisionin hetimor.

-Së pesti, komisioni hetimor konstituohet, miraton planin e hetimit dhe thërret presidentin Ilir Meta në seancë, për të dëgjuar pretendimet e tij mbi kërkesën për ta shkarkuar.

-Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor, miraton një raport ku i propozon Kuvendit shkarkimin e Presidentit.

-Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë, brenda 20 ditëve, si dhe vendos të shkarkojë presidentin me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, përkatësisht me 93 vota.

-Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.

-Së nënti, Gjykata Kushtuese vendos përfundimisht për shkarkimin ose jo të Presidentit. Nëse Kushtetuesja konfirmon vendimin e Kuvendit, Ilir Meta largohet nga Presidenca, në të kundërt, vendimi i shkarkimit humbet fuqinë vepruese.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca nis procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Por, në fund, shumica u tërhoq nga shkarkimi i Metës.

Herën e dytë, për shkak të sulmeve të Metës kundër SHBA, duke se shumica është e vendosur ta shkarkojë me votë në Kuvend. Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, nuk ka asnjë mundësi ligjore për të shpërndarë Parlamentin, sepse Shqipëria ëashtë Republikë Parlamentare dhe Presidenti është produkt i Parlamentit. Presidenti e shpërndan Parlamentin, vetëm kur parlamenti dështon të krijoi qeverinë dhe të zgjedhë kryeministrin pra mazhoranca bie.


        
 
Next Post

VIDEO: Një mësim i vogël për kryetarin e PD-së, nga Preç Zogaj

"Doktor Mortja ose Baba Lazarati" nuk pranon zgjedhjet: Po shkruaj librin e zi që do ja nis gjithë kancelarive ndërkombëtare! Do e gozhdoj para botës “Lukadrogën e Shqipërisë” deri në fitore

Macron, mesazh urimi Ramës për fitoren e zgjedhjeve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In