• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

V.rasja e shqiptarit që tronditi Londrën: 36-vjeçari, i lidhur me disa e.kzekutime! Ishte personi më i kërkuar në Suedi

December 27, 2019
in Aktualitet, Kronike

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u ekzekutua në prag të Krishtlindjes para shtëpisë së tij 1.5 milionë euroshe në Londër, përpara syve të gruas së tij Debora, e cila pa e tmerruar gjithë skenën.

Viktima, një shqiptar nga Kosova, është vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri.

Kjo e fundit u bë e njohur në Britani nga pjesmarrja në një reality show dhe ka qenë më parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon si modele dhe është një ndër më të paguarat në botë.

Ekzekutimi i Flamur Beqirit, që njihej si “poducent” muzikor, ka tronditur Londrën, ndërkohë që mediat britanike, pas një investigimi me mediat suedeze, kanë zbuluar të kaluarën e errët të 36-vjeçarit.

Beqiri raportohet se ka qenë i lidhur me disa vrasje mes shqiptarëve në Suedi, gjatë kohës që jetonte atje.

I rritur mes Kosovës e Shqipërisë, ai emigroi kur ishte ende fëmijë në Suedi.

Aty u lidh me mafien e nëntokës suedeze, dhe në vitin 2008 u procedua për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Para se të transferohej në Britaninë e Madhe tre vjet më parë, disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Suedi u vranë.

Ai ishte shpallur si personi më i kërkuar në Suedi, ndërkohë që nuk u mor vesh si arriti të mos arrestohej dhe për më tepër, të transferohej në Britani, kur deri dy ditë më parë jetonte në dukje i qetë, dhe madje kishte blerë një super shtëpi për 1.5 milionë euro.

Ndërkohë, në Suedi, miku i tij i ngushtë Najef Adawi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që bashkëshortja e Adawit ndërroi jetë nga plagët.

Edhe Najef akuzohej për vepra të ndryshme kriminale në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.

Beqiri njihej për jetën luksoze.

Ai u martua në vitin 2018 me bashkëshorten e tij Debora Krasniqi, në liqenin e pasanikëve në Itali, Como, në një ceremoni super luksoze, me të ftuar nga disa vende të botës.

Me Deboran u njoh gjatë martesës së të motrës, e cila është një yll dhe personazh i njohur në Britani.

Gjatë një interviste për një revistë britanike, Deborah kishte rrëfyer njohjen me të shoqin, i cili e mori në telefon dhe folën për disa orë pa shkëputje, dhe më pas u takuan.

Policia thotë se për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua ndërsa kthehej në shtëpi bashkë me të shoqen dhe fëmijën e vet.(TemA)

Next Post

“Dënohet Berisha për shpifje! Jeni në terezi?" Ai duhej të ishte në burg për Gërdecin e 21 janarin, moslejimin e burgosjes së Metës

“Bashës i shkon për shtat të dënohet si falsifikator”, Balla kujton çfarë ka thënë Jozefina Topalli për kreun e PD

Pjerrakeqja e opozitës drejt halleve kosovare si skizofreni politike

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved