• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Lojrat e Fatit: Kur Italia fashiste, i’ua ndaloi shqiptarëve bixhozin, edhe në shtëpi

December 31, 2019
in Dosja X
        
 

Në muajt e parë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, mbyllja e gjithë lojrave të fatit dhe ndalimi i kumarit në çdo ambient, ishte një prej urdhrave të bujshëm të mëkëmbësit të Viktor Emanuelit në Shqipëri, Françesko Jakomoni.

Por zbatimi i këtij urdhri dukej se qe i vështirë. Një varg shkresash të vjeshtës së ‘39-ës, dëshmojnë se sfida për t’i mbyllur të gjithë lojrat e fatit ishte e madhe. Një varg lokalesh e restorantesh ishin mbyllur e mbaheshin të bllokuara pasi i kishin kapur klientët e tyre në flagrancë duke luajtur kumar.

Por kjo luftë ishte shtrirë edhe më gjerë. As në shtëpi nuk mund të organizoheshin lojra të tilla. Një avokat në Durrës i cili mblidhte njerëz në shtëpinë e tij për të luajtur kumar, kishte rënë në sy të informatorëve, të cilët ksihin lajmëruar në Ministrinë e Brendshme këtë shkelje të rëndë.

Pas këtij informacioni, vetë ministri Maliq Bushati urdhëronte Prefekturën e Durrësit ta shihte këtë çështje. Pas hetimeve kishte rezultuar se lajmi ishte i vërtetë. Ja çfarë thonë ekzaktësisht këto dy dokumente:

Dokumenti i parë

Mbretnija Shqiptare, Ministrija P.Mbrendshme

Zyra sekrete

Nr.674

Tiranë, 7/XI/1939

Prefekturës Durrës

Kemi informata se shpesh herë, mbremane, shumë tregtarë mblidhen në shtëpinë e av.Sulo Bogdos ku lozin lodra fati.

Ata më kryesorët janë: Skënder Pojani, Lazer Dovana, Spiro Spiro, si dhe kryetari i Gjyqit Thanas Meksi. Megjithëse kjo ministri nuk beson se në atë shtëpi dhe ata persona të lozin kumar. Lutemi hetoni dhe nëse rezulton e vërtetë. Të këshillohen personat e përmendur si dhe ata që mund të frekuentojnë atë lokal me qëllim luajtjeje, që të rezervohen e të mos u japin shkak raportimeve.

Ministri Maliq Bushati

Dokumenti i dytë

Mbretnija Shqiptare, Prefektura e Durrësit

Nr.241

Durrës 19/XI/939

P.T.

Ministrisë së Punëve të Mbrendshme

Zyra sekrete

Tiranë

Përgjigje shkresës nr.674 dt.7 të këtij muaji.

Asht e vërtetë se në shtëpinë e Av.Sulo Bogdos në Durrës, shumë veta mblidhen e lozin lodra fati.

Sa për kryetarin e Gjyqit z.Thanas Meksi, mbas hetimeve të sigurta rezulton se nuk e frekuenton atë shtëpi.

Sul Bogdo u këshillue që të mos sjelli në shtëpi njerëz me qëllime lodre. /tesheshi/


        
 
Next Post

Gjenerali i ushtrive të roleve të veta, modesti i madh i paharruari Bujar Lako

Ju kishte munguar Pavlina Mani? Ja si duket aktorja e madhe shqiptare sot!

Vangjel Grabocka! "Bamka", aktori që i shërbeu Korçës së tij gati një shekull

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In