Aktorja e madhe Pavlina Mani është pa dyshim ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Janë të paharrueshme për momorien tonë, rolet më të bukura të aktores në telenovelën “Njerëz dhe Fate”, ku ishte në rolin e mamasë së Florit.
Por një tjetër rol ku Mani sigurisht mbehet mend është komedia “Pallati 176”, ku sërish këtu luan rolin e mamasë së Elsës. Prej vitesh aktorja e njohur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj.
Revista Who ka siguruar fotot e aktores, e cila pavarësisht famës së madhe që gëzon në Shqipëri prej kohësh është distancuar nga jeta publike.
Më poshtë mund të shikoni sesi duket sot, njëra ndër aktoret më të mira që Shqipëria ka.