Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./ Unë jam Kutia, kutia e votimit.Kam lindur në mars të vitit 1991, me kombësi e nënshtetësi shqiptare dhe sot jam 29 vjeçe. E pamartuar por jo e virgjër.
Më falni që u gënjeva, kam qenë shumë herë e martuar por më kanë divorcuar çdo katër vjet.
Jam mbarsur e kam pjellë aq shumë fëmijë sa nuk i mbaj mend. I kam hedhur majtas e djathtas, disa më janë mirënjohës të tjerët nuk ma varin fare.
Jam munduar të qëndroj besnike e korrekte por më kanë shpartalluar e më kanë përdorur shumë, tepër shumë sa nuk më merr përsipër asnjë spital kirurgjik në Bruksel, edhe as në Washington. U linda në mars të vitit 1991 vetëm me një vrimë vaginale horizontale ballore por sot jam katandisur me vrima në çdo qoshe.
Dikush ka futur fletën e votimit, një tjetër shtukun e lekëve, pistoletën njëri, tjetri më ka vjedhur virgjërinë nga poshtë, më kanë dhunuar majtas e djathtas aq sa më ka humbur emocioni i penetrimit. Unë vetëm pjell, vazhdoj të pjell kopila nga Jugu në Veri pa ua ditur atësinë pasardhësve të mi.
Kisha kohë që po lëngoja e vetmuar mes plagëve të mia por ma prishi terezinë këtë pranverë Ambasada Amerikane. Më premtoi që do më rehabilitonte e do më rikthente sërish në jetë me lista të hapura e transparente por unë jam dhe ndihem e drobitur, e lodhur.
Jam thjesht një kuti votimi shqiptare e keqpërdorur që edhe sikur të qepem poshtë e lartë nga doktor Skerdi Faria, përsëri do shpartallohem prej forcës së zakonit tribal. Jam 29 vjeçe, moshatare me Çiljetën!