Nga Akil Ylli
Prita me kureshtja intervistn e Lulashit tek Opiumion-i, per te pare, se me çfare xhevahiresh te reja, do ta pasuronte Albumin e Broçkullave. Meqense jam delikat, e nuk kam kivetin e nevojshme te degjoj, per minuta te tera pallavra, ja kurseva vetes ndjekjen direk, dhe vendosa te mesoj gjithçka, nga titujt e gazetave.
Por ne ata njoftime qe percjellin gazetat, s’shihej asgje e hajrit per tu shenuar, perveç nja dy suvenireve, qe ja vlenin te diskutoheshin. Buu, çudi!
At’here, ngaqe mendova se mos gazetat kane çensururar diçka, e bera zemren gur, dhe vendosa ta shikoj intervisten komplet, duke e pershpejtuar.
Gjithçka qe shihej aty, s’kishte lidhje fare me gazetarin. Gazetat kishin bere te pamunduren, te ç’vatnin diçka, nga ai emision i bezdisshem, Nga ajo qe merej vesht aty, ishte, se Lulashi si kryeminister i ardhshem, do te sillej si nje Katallan prokuror i pa meshirshm. Kakofoni lulashiane!
Mediokriteti programit, e ka burimin te karakterit mjeran e faqezi i Fevziut. Ai eshte i afte te shperndaj, vetem opium informativ!
Kur ka perball Raman, mbledh gjitha broçkullat e mehjaneve, perfshire dhe ata te Lulashit, dhe ja rreshton nje e nga nje pa u skuqur, paçka se bashkbiseduesi ja nxjerr bojen, duke e zbuluar thjesht, si nje opiumonist i mjere. Pune e madhe fort, çan bythen Fevziu! E ka lkuren sholle!
Ndersa kur ka perball kandidatin per kryeminister, i kujton veten pallavrat, qe ai zbraz lart e poshte. Rri gadi, se mos Lulashi per dreq, harron ndoj broçkull pa thene. Ndonje pyetje per mekatet e Lulashit, nuk i kujtohen, megjithse kurikulumi po i pelcet. Eshte ne amnezi profesionale!
Por sidoqofte, intervistes se payndyrshme, nuk i munguan detajet e pashmangshme, ato te paskrupullsis, qe Lulashi manifeston.
Ato qe ja vlejne te permenden, ishin kur tha,”Jam shumei ri per tu koritur para shqiptareve dhe kam ndermend te dal faqe bardhe para tyre; Me thone ti je teper europian; Jam kaliber tjeter; Dua ti sigurij shqiptaret, une kam…..pervoj”. Allah, Allah, ça ashte kshtu Lulash!
Jam shume i ri te koritem para shqiptareve- thote. Hajde perktheje po te duash, çfare ka pasur ndermen te thote! Zakonisht, per kedo me mend ne kry, pesha e koritjes rendohet, me rritjen moshes. Aq me e madhe mosha, aq me rende korija! Ca ka dasht me thàne, mor Zot!! A din gja kush me diftu, bre!
Ndoshta ka dashur te thote, se gjithe krimit qe u kam shkaktuar shqiptareve, nuk quhen, sepse jam akoma ri. Ban vaki. Prej tij, pritet gjithçka!
I thenkan te gjithe, “ti je teper europjan”. Hahaha, ky t’shkrin gazit! Ta shprehte si nje e drejte, qe i buron nga vendilindja, apo origjina, perseri duket e egzagjeruar. S’ka pse tu ngjaje te tjerve, si teper europian, kur ka lindur ne Elbasan. Elbasani vertet eshte kerthize, por jo e Europes. Vetem neqoftese ata, e lidhin kete vlersin, me kenget e kenduara nga Isuf Myzyri, per dylberet dhe kenaqsine qe te dhurojne ata. At’here mundet. LGBT-ja ne Europ, eshte ne ekspasion!
Jam kaliber tjeter-tha. E perdori si metafore, per tu krahasim me Ramen, duke e ditur qe Fejziu nuk do te nderhynte. S’ka pse ja prish terezin. Mirpo Lulashi nuk di te shikoje pertej hundes se Ziut, por shqiptaret i kane syte ne balle, dhe e shohin mire cili eshte ndryshimi ndermjet tyre. Lulashi llamburit, si Fari i Aleksandris prej zullumeve. Mesa duket, orientohet me teorin: Jam i ri per mu korit! Kam kohe boll!
Po ndermjet atyre prrallisjeve, si “dua ti siguroj shqiptaret, qe une kam vizionin, planin”, çe shtyu te qorrollepsej, duke shtuar qe kam dhe “pervojen” se? Po ç’pervoj ke ti a derezi? Ate qe ke tromaksur shqiptaret?
Ta zeme qe shqiptaret, kushedi per çfare arsyet toksore e jashte toksore, per nje moment hipnotizohen, prej planit dhe vizionit lulushjan, por kur fute ne mes “pervojen”, aty e dhjet fare muhabetin. Sapo shqiptaret te degjojne fjalen “pervoj”, s’ka magji, hipnoze, as ezorçist qe i ben zap. Ne çast, kthehen esell!/Ekskluzive.al