• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mos t’ju rrejë mendja për të majtët

14/06/2020
in Blog
        
 

Nga Dritan Hila

Ka vite që është bërë e modës ndarja në socialistë dhe rilindas; në të Ramës dhe të Nanos. Sidomos tani, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. Është një tezë që e flasin socialistë që nuk janë pjesë e tortës, si dhe demokratë, ku këta të fundit më shumë për përçarje, sesa u hap barku se ku janë socialistët. Por duke e ditur që nuk fitojnë vetëm nëse përçahet e majta, nuk lodhen së investuari në këtë fushë.

Në fakt historia e Ramës është historia e zakonshme e atij që vret mbretin për t’u bërë vetë mbret. Përkrahu Nanon sa ky kishte në dorë karrierën e tij, për t’u hedhur nga karroca kur kjo po ikte pa frena; mori PS-në me përkrahjen e njerëzve të Nanos të cilët mendonin ta përdornin, për t’i eliminuar pastaj një e nga një; forcoi lidershipin e tij në PS duke vendosur në pozita kyçe njerëzit e tij duke bërë në këtë mënyrë edhe transfuzionin e gjakut dhe zëvendësimin e një brezi që ishte persekutuar nga Berisha, por edhe përfituar nga PS-ja.

Sot Rama është i vetëm në komandë të partisë. PS-ja duam apo jo, ka fytyrën e Ramës. Rama është udhëheqësi më afatgjatë i kësaj partie, më shumë edhe se Nano dhe ka arritur ta plazmojë. Ka ditur të mbajë edhe ekuilibra duke mos lënë pa gjë socialistët e vjetër, por ku pjesën e luanit e kanë njerëzit e tij.

Është e vërtetë që PS-ja nuk është PD-ja, ku që nga Basha e deri te roja i derës rrinë sus para Berishës, apo ku nga më të pjekurit e deri te kastravecët, kërkojnë të rriten nën diellin e Berishës dhe i bëhen urë çdo gafe e mufke të plakut, pasi e dinë që vetëm ai e luan traun. Por për momentin në PS është thjesht heshtje. Nuk mund të dalin kundër njeriut që me shumë gjasa po i çon drejt mandatit të tretë; ku mirë apo keq, nuk do t’i hedhë njeri rrugëve. Nuk kanë arsye.

Sa i takon atyre që ofshajnë se Rilindja nuk përfaqëson socialistët e vërtetë, është thjesht muhabet kafeneje dhe fejsbuku. Janë si ofshamat e komunistëve që në ’91-shin dhe ’92-shin votonin PS-në, megjithëse ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me partinë ku kishin aderuar me grushtin lart, e votonin dhe votojnë në rresht.

Ndaj kush beson se pakënaqësitë brenda të majtëve do të jenë një faktor që do të rrëzojë Ramën nga pushteti, e rren mendja. Të majtët e dinë që në bregun tjetër nuk i pret kush, por kanë nxjerrë lugët nga brezi për t’iu zënë vendet e punës. Këtë radhë janë të qartë. Nuk do të përsërisin gabimin e 2005-ës. Pavarësisht pakënaqësive, e djathta për të ardhur në pushtet duhet të kërkojë vota diku tjetër. Pasi majtas është tokë e xanun. (dritare)


        
 
Next Post

Socialistët s’ka pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës

Drejtoresha e QSHA-së zgjidh dilemën e “Turit”, jep përgjigjen për pyetjen që “bëri lëmsh” maturantët në provimin

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit, rruga do të jetë me pagesë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved