• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Socialistët s’ka pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës

14/06/2020
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Socialistët në pushtet, por dhe përfaqësitë kryesore të Perëndimit në Shqipëri, po marrin ngarkesë negative në opinionin publik, duke u identifikuar me vendosmërinë e Partisë Demokratike për të mos lejuar ndryshimet në sistemin zgjedhor për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës.

Presioni publkik për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, është kthyer në kauzë të një pjese të madhe të shoqërisë, të cilat kanë filluar identifikojnë me këto probleme, çdo mangësi në zgjedhjet shqiptare.

Kjo nuk është aq e vërtetë, por fakti që tashmë është një opinion i konsoliduar, i identifikon si përgjegjëse, dy partitë kryesore dhe ambasadoren e SHBA dhe BE, që u gjunjëzuan para këkresës së PD për të mos depolitizuar komisionet dhe për të mos hapur listat. Madje shkohet dhe më tej duke i quajtur faktorë që duan të ruajnë statukuonë e partive ekzistuese.

Të parët që e kanë kuptuar këtë rrezik janë vetë diplomatët amerikanë. Nga sondazhet e bëra rezulton se për shkak të kësaj marrëveshje, është rritur një frymë mos pëlqimi ndaj diplomatëve të SHBA e BE që diktuan marrëveshjen, dhe kjo natyrisht është një taksë që ata po e paguajnë për shkak të PD.

I pari që duket se ka reaguar ndaj kësaj situate, është Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engell, i cili është dhe një njohës shumë i mirë prej tre dekadash i Shqipërisë.

Në një deklaratë zyrtare Engell i ka kërkuar Parlamentit shqiptar të votojë Marrëveshjen mes partive për Reformën Zgjedhore si dhe kërkesat për depolitizim të administratës zgjedhore e hapjen e listave, si kërkesë që vjen nga opinioni publik.

Pra ai ka hedhur hapin e parë duke u distancuar nga mbyllja e këtij procesi me miratimin e Marrëveshjes. Praktikisht Engell po shkëput përgjegjësinë e SHBA ndaj gjymtimit që i bëri Reformës Zgjedhore PD dhe po kërkon të thellohet reforma.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të ruajë angazhimin e saj për marrëveshjen zgjedhore, por ajo nuk duhet të identfikohet me hallet e Lulzim Bashës.

Myslim Murrizi ka arritur të mbledhë rreth 30 nënshkrime për ndryshime kushtetuese në Kuvend, që lejojnë hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe heqjen e kolaicioneve paraprake. Me aq nënshkrime, miratimi i reformës është i kushtëzuar nga votat e tyre.

Ndaj në këto kushte socialistët duhet të respektojnë marrëveshjen me PD dhe LSI, por duhet t’i hapin rrugë dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare për kërkesat e tyre. Ata nuk kanë pse idenetifikohen në opinionin publik si gardianë të pushtetit të Lulzim Bashës në PD. Lulzim Basha e mori atë që donte. Tani dhe shqiptarët duhet të marrin atë që duan. Dhe aman mos kërcënoni prap me bojkot se tani është e qartë si përfundon bojkoti.


        
 
Next Post

Drejtoresha e QSHA-së zgjidh dilemën e “Turit”, jep përgjigjen për pyetjen që “bëri lëmsh” maturantët në provimin

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet në fund të vitit, rruga do të jetë me pagesë

Horoskopi ditor për sot, e dielë 14 qershor 2020

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved