• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Propozimi i ministrit Lleshaj për mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare, Ilia Gjoka del kundër dhe shpjegon pse

June 25, 2020
in Aktualitet, Sociale
        
 

Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë”, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp rreth propozimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marredhëniet ndërmjet personave qe i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore.

Sipas shoqatës, minoriteti nuk mund të gëzoj të drejtat e propozimit të ministrit, pasi bazuar në Censusin e vitit 2011 dhe Reformës Territoriale-Administrative, e bën te pamundur shtrirjen e fuqisë së tij vepruese në zonat tradicionalisht të banuara nga ky komunitet, edhe pse pretendohet se është më i madhi në vend.

Për më tepër lexoni deklaratën e Ilia Gjokës, kryetarit të shoqatës.

“Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë” u njoh me anë të mass-medias në lidhje me propozimin e ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, z. Sandër Lleshaj për “Mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marredhëniet ndërmjet personave qe i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”.

Në këtë drejtim, shprehim në mënyrë të përsëritur shqetësimin tonë për mospërfshirjen e minoritetit arumun në proçesin e konsultimit ose vendimarrjes për ato çështje nga të cilat preken në mënyrë te drejtpërdrejtë të drejtat specifike të këtij Minoriteti Kombëtar në Republikën e Shqipërisë.

Propozimi i ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, i cili në vetvete përbën vënien në zbatim të Ligjit Nr. 96/2017 për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republiken e Shqipërisë”, përsërit të njëjtat aspekte te kontestueshme të Ligjit për sa i përket vendosjes të kushteve numerikë.

Edhe pse qëllimi i këtij vendimi, në parim, është dukshem në anë të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve kombëtare, përdorimi i kritereve numerikë, bazë e të cilave janë dy proçese fuqimisht të kundështuara nga ana e minoriteteve: Censusi i vitit 2011 dhe Reforma Teritorial-Administrative, e bën te pamundur shtrirjen e fuqisë së tij vepruese në zonat tradicionalisht të banuara mga komuniteti ynë.

Edhe pse minoriteti arumun, eshte minoriteti kombëtar më i madh në Republiken e Shqipërisë, fakt i cili nuk reflektohet në të dhënat e Censusit të vitit 2011, po në baze te këtryre të dhënave në asnjë njësi administrative të vetëqeverisjes vendore nuk përbën më shumë se 20% të popullates. Në ketë drejtim duket qartë se ky minoritet nuk mund te gëzoje te drejtat e propozimit të ministrit të brëndshëm, z. Sandër Lleshaj.

Liga e Arumunëve të Shqipërisë, i propozon z. minister Sandër Lleshaj, rishikimin e këtij Projektvendimi, eliminimin e të gjitha barierave të çfarëdo lloj natyre, në mënyrë që të eliminohet efekti përjashtues.

Duke shpresuar në një reagim pozitiv sigurojmë gjithë mbeshtetjen tonë me ekspertizë.”


        
 
Next Post

Gazetari i njohur shqiptar publikon fotot dhe shpërthen i revoltuar: “Njerez, behuni njerez, dreqi ta haje!

Spartak Ngjela: Loja me KLSH skandaloze, amerikanët të marrin masa ndaj Metës

Apeli rrëzon ankesën për çështjen e CEZ, reagon Taulant Balla dhe paralajmëron: Nuk do e lë me kaq, paratë dolën me thasë nga Banka Raiffeisen..

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In