• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS mbledh sot Kongresin: Paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë! Më të votuarit drejt katapultimit në qeveri

12/06/2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin. Takimi do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa pritet të ketë zhvillime të shumta.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka dhënë më shumë detaje. Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se pjesa e parë e Kongresit do t’i dedikohet rrugëtimit 30-vjeçar të PS, ndërsa bëri me dije se në pjesën e dytë të Kongresit do të bëhet prezantimi i programit të PS për mandatin e ri qeverisës. Balla paralajmëroi se do të ketë edhe një riorganizim brenda partisë, po ashtu edhe në administratë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti me shumë rregulla dhe respektimi i këtyre rregullave na bën të kuptojmë sesi po ecën ky subjekt. Pra, do të mblidhet organizmi më i rëndësishëm i Partisë Socialiste, sikurse është Kongresi që do të miratojë procesin e analizës dhe riorganizimit në të gjitha nivelet.

Fillojmë nga niveli i organizatave, këshillave socialiste në nivel njësie, të asambleve në nivel bashkie, këshillave koordinues të qarkut, Asambleja Kombëtare dhe në fund tek Kryesia e Partisë”, tha ai. Ndër të tjera, Balla u shpreh se ky vit do të jetë një vit mjaft i rëndësishëm për vendin sa i përket integrimit. Balla theksoi se mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare do të konkludojë më pas edhe me integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “2021-shi është një vit tepër i rëndësishëm për Shqipërinë.

Brenda këtij viti do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE që do të konkludojë me hapjen ceremoniale e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ky proces i fundit që çon në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kërkon më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët”, tha Balla.

Pëllumbi flet për lëvizjet në administratë

Ndërkohë edhe Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka folur sa i përket Kongresit të PS dhe lëvizjeve në administratë. Në një intervistë televizive, i pyetur nëse do të ketë lëvizje brenda administratës, Pëllumbi u shpreh se ka nevojë për një “shkundje”. Ai theksoi se administrata duhet që të gjendet sa më pranë problemeve të qytetarëve. “Ka nevojë realisht për ndryshime dhe “shkundje” siç e ka thënë kryeministri.

Sa më pranë njerëzve dhe sa më e gjindshme të jetë administrata në problemet me njerëzit, aq më e mirë do të jetë edhe politika e qeverisë. Do të vazhdojmë të rrisim shërbimin e digjitalizimit, duke ulur kontaktin e njerëzve me punëtorët e administratës”, tha ai. Ndërsa duke folur për ligjet e rëndësishme të aprovuara në vitet e fundit në Parlament, Pëllumbi tha se reforma në drejtësi është më e madhja.

Ai theksoi se lidhur me reformën është bërë shumë punë e madhe. “Është artikuluar shumë herë që pjesa më e madhe është se jemi marrë me reformën në drejtësi. Me krenari themi se kemi mbyllur kuadrin ligjor, pjesën e administrimit. Kemi bërë një punë mjaft të madhe. Parlamenti e ka parë dhe ka aprovuar ligje që ndikojnë në jetën e njerëzve, Kodin e ri Zgjedhor apo të tjera që nuk kanë bërë lajm të dukshëm, por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve”, deklaroi Pëllumbi.


        
 
Next Post

Juristi Romeo Kara: Berisha lodhet më kot, fati i tij është vulosur tashmë nga DASH! Kthimi në krye të PD e rrezikon më shumë

Zëdhënësi i DASH flet për vendimin e Biden: Do nxisim llogaridhënien në Ballkan: Ja kujt do t’iu bllokohen të parëve pasuritë në SHBA!

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”! Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved