• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pas lobimeve të fshehta në SHBA, Meta sjell Richard Grenell në Tiranë për ta shpëtuar nga burgu, presidenti në alarm pas shkarkimit

August 3, 2021
in Aktualitet, Debat

Presidenti Ilir Meta ka nisur të lëvizë të gjithë gurët për të përmirësuar raportet me SHBA. Fillimisht i doli në krah ish-kryeministrit Berisha dhe sulmoi shumë ashpër ambasadoren Kim, por që pas asaj deklarate Meta ka ndryshuar kurs 180 gradë. Duke parë atë se çfarë po ndodh me aleatin e tij Sali Berisha, Meta ka vendosur të tërhiqet.

Parlamenti e shkarkoi atë nga detyra dhe tashmë gjithçka është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Por ndryshe nga Berisha që ka mandat deputeti, Meta nuk ka asnjë lloj imuniteti dhe është ndër më të rrezikuarit nga drejtësia e re. Për këtë arsye kreu i shtetit është hedhur në sulm për të qetësuar ujërat me SHBA. Përveç vizitës në ambasadën e SHBA në festën e pavarësisë, Meta udhëtoi në mënyrë të fshehtë në Uashington, ku dhe takoi një lobist me qëllim përmirësimin e raporteve me amerikanët.

Por një lëvizje tjetër që ka ngjallur dyshime është ajo e një takimi me Richard Grenell. I dërguari i ish-presidentit Trump për Ballkanin ka nisur një vizitë në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta. Teksa me Ramën dihen raportet miqësore, i çuditshëm është takimi me presidentin.

Sipas burimeve, Meta po luan fort që të afrohet me republikanët, të cilët po i përdor për të shmangur çdo lloj ndëshkimi që mund të vijë nga Uashingtoni. Shumë individë që ishin pjesë e administratës së Trump janë ende në detyrë, përfshirë dhe ambasadoren Yuri Kim. Kjo e fundit erdhi në Tiranë pikërisht me firmën e Trump. Pra Meta duke i ditur këto ka nisur tentativat për të krijuar miqësi me republikanët. Nëse shohim me kujdes, të gjithë ata që kanë hyrë në listën e zezë të SHBA kanë lobuar fort për të dalë prej saj.

Adriatik Llalla pas përplasjes që pati me ambasadorin Donald Lu, nisi të ketë vetëm telashe. Sot që flasim, është i dënuar me 2 vite burg. Llalla punësoi dhe një kompani lobimi për të qetësuar raportet me SHBA, por nuk ia doli. Të njëjtën gjë bëri dhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili po ashtu hodhi mijëra dollarë për lobime. Presidenti po ndjek rrugë disi ndryshe, pasi ka filluar me të gjithë ata që njeh, duke tentuar të shmangë ndonjë hetim penal apo shpallje “non grata” nga SHBA.

Takimet

Mbi takimin që pati me Grenell reagoi vetë Meta, i cili ka bërë me dije se i ka dhënë dhe një libër. “Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, tha Meta.

Grenell ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama, ku ka qenë vetë ish-i besuari i Trump ai që ka dhënë detaje nga takimi. “Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në rrjetet sociale.

Next Post

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri! Në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta: Priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

9 zyrtarë të lartë nën hetim nga SPAK për korrupsion! Në listë ministra, ish-ministra, deputetë e krerë bashkish: Rrezikojnë 4 deri në 12 vite burgim

Dosja “Hajdari”, zbardhen të tjera detaje nga beteja për të bllokuar rihapjen e çështjes, manovrat në gjyqësor dhe ndikimi i Berishës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved