• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e Artan Santos dhe “21 Janari”! Dy dosjet e bujshme që pritet të shkundin politikën: Avancojnë me hetimet strukturat e hetimit

August 4, 2021
in Aktualitet
        
 

Reforma në drejtësi ka ngjallur shpresën se do ndëshkohen të pandëshkueshmit. Shumë zyrtarë janë nën hetim dhe sytë janë kthyer te Prokuroria e Posaçme, por rol të madh në hapjen e rasteve të vjetra ka dhe Prokuroria e Tiranës.

Pak kohë më parë u rihap dosja e vrasjes së bankerit Artan Santo, dosje e cila më pas i kaloi SPAK. Mësohet se po bashkëpunohet mes dy prokurorive për të zbuluar autorët e vërtetë të kësaj ngjarje. Një dosje tjetër shumë e rëndësishme është ajo e vrasjeve më “21 Janar”.

Për dy prej viktimave nuk u ndëshkua asnjë person dhe falë provave të reja Prokuroria e Tiranës rihapi çështjen. Gazeta u interesua pranë dy prokurorive për këtë dosje dhe mësohet se është avancuar shumë me hetimet. Në rastin e Santos janë pyetur individë dhe janë shqyrtuar të dhëna të reja të marra dhe në mënyrë informative.

Ndërkohë sa i takon “21 Janarit”, sytë janë te ekspertiza pasi në dosjen që ka ardhur nga policia kërkohet riekspertim i vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Edhe në këtë rast po avancohet dhe pritet të ketë zhvillime.

Bankieri Artan Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor iu afruan dhe e qëlluan për vdekje. Kjo u cilësua si një ndër ngjarjet më të rënda në vend, pasi Santo ishte një emër mjaft i njohur dhe me njohje të shumta në politikë.

Sa i takon “21 Janarit”, në janar të këtij viti, qeveria dha sinjalet se mund të tentojë rihapjen e dosjes. Policia e Tiranës ka dorëzuar një kërkesë në prokurori, ku kërkon riekspertim hetimor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Po ashtu kërkohet të riekspertim për plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Sipas informacioneve, policia ka kërkuar të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letër-kërkesë kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë. Vrasja e Nikës është më e mistershmja e “21 Janarit”.


        
 
Next Post

4 ish-ministra, 3 ministra, 1 ish-kryeministër, 1 deputet dhe 5 drejtues të pushtetit vendor me dosje në SPAK! Prokurorët hetime intensive në prapaskenë

Dua Lipa magjepset nga bukuritë e Shqipërisë, i tregon Butrintin miliona ndjekësve!

Bashkëqeverisja PD-PS alarmon Berishën: Njerëzit pranë tij mesazh Bashës të qëndrojë larg Ramës! Bamir Topi thirrje të largohet nga Parlamenti

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In