• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 3 kompani të fuqishme në vend: Nis aksioni, abuzim me çmimet! Vijon hetimi për disa të tjera

25/03/2022
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Autoriteti i Konkurrencës me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se ka gjobitur tre kompani në vendin tonë dhe disa të tjerë janë vënë nën hetim.

Ky vendim i Autoritetit vjen për shkak të rritjes së çmimit të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore.

Foto e ndaluar e princeshës Diana që nuk duhej të publikohej kurrë, zbardhen pamjet dhe citimi i çuditshëm që shkruhej
Ndodh e papritura/ Ishte nisur të takonte Joe Biden, avioni i presidentit polak përballet me incidentin
Pa praninë e Sali Berishës/ Komisioni i Rithemelimit futen brenda në selinë e PD-së, zbardhet ç’po ndodh mes tyre dhe Enkelejd Alibeajt e Gazment Bardhit që janë në zyrë
Pas vendimit të Gjykatës, Komisioni i Rithemelimit bëjnë hapin e radhës. Zbardhet lëvizja e tyre

Njoftimi i plotë:

Sot, në datë 25.03.2022, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 874, në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK”, vendosi:

– Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
– Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
– Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

Gati një viti më parë, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Referuar konkluzioneve të hetimit paraprak, Komisioni i Konkurrencës me anë të vendimit nr.806, datë 04.06.2021, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK, AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK, për periudhën kohore nga 01.01.2020 – 30.09.2021.

Në respekt të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin dhe hartimin e raportit me gjetjet përfundimtare, Autoriteti i Konkurrencës kërkoi të dhëna dhe informacion nga: ndërmarrjet që operojnë në tregun objekt hetimi; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Qendra Kombëtare e Biznesit; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe zhvilloi seanca dëgjimore me përfaqësues të disa ndërmarrjeve nën hetim dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në përfundim, referuar analizës së provave indirekte në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve nën hetim, të tilla si: rritja e treguesve të përqendrimit, rritja e njëkohshme dhe në mënyrë të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se, sjellja e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, MBM SHPK dhe CACA SHPK, gjatë periudhës nën hetim vinte në kundërshtim me nenin 4 pika 1, germa a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi.


        
 
Next Post

Kthimi i Berishës për të larguar Berishën... i bënë nder vetëm Edi Ramës së 2025-ës

Kush është gjyqtari me pallat Agron Zhukri që i dorëzoi PD-në Berishës! Nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Miratoi statutin e Berishës, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për gjyqtarin Zhukri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved