• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Raketa në Poloni, presidenti Biden: E hodhi Ukraina, jo Rusia!

November 16, 2022
in Bota

Evropa qenka nxituar mbrëmjen e së martës kur tha se Rusia lëshoi raketa në Polono me pasojë dy të vdekur. Këtë e ka bërë Ukraina, e cila duke ndjekur një raketë ruse, ka lëshuar raketë kundërajrore e cila ka devijuar dhe ka goditur Poloninë duke shkatërruar sistemin elektrik që la pa drita thuajse të gjithë shtetin tjetër fqinjë, Moldavinë.

Pohimi erdhi pak më parë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden. Pasi raketa shpërtheu në Poloninë lindore duke shkaktuar dy njerëz të vdekur, Biden konfirmoi të dhënat që kishte marrë se bëhet fjalë për një raketë kundërajrore nga Ukraina.

Presidenti amerikan Joe Biden e tha fiĺlimisht këtë në një takim me krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të NATO-s dhe vendeve të G7 në Bali. Ai tha se bëhet fjalë për një raketë nga sistemi S-300. Raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase në ndjekje të një rakete ruse që po hynte në territorin ukrainas.

Presidenti amerikan Joe Biden më pas iu drejtua shtypit. Ai tha se raketa që goditi Poloninë nuk ka të dhëna se ishte lëshuar nga Rusia. Ka informacione përkatëse për trajektoren, tha ai duke ftuar që të pritet për rezultatin e një hetimi përfundimtar.

Raketa ra në fshatin polak Przewodów pranë kufirit me Ukrainën të martën pasdite dhe dy persona vdiqën. Sipas Ministrisë së Jashtme polake, ishte një “raketë e prodhuar nga Rusia”. Ministria u tregua e kujdesshme duke mos aluduar se raketa ishte hedhur nga rusët.

Edhe më i kujdesshëm u tregua Presidenti polak Andrzej Duda: “Ne e dimë se ka pasur një sulm raketor rus në Ukrainë për pothuajse gjithë ditën. Por aktualisht nuk kemi prova përfundimtare se kush e ka gjuajtur raketën. Hetimi është në vazhdim.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte akuzuar më herët Rusinë.

Por Moska e hodhi poshtë këtë dhe i përshkroi raportimet e mediave si “provokime”.

Kancelari Olaf Scholz është shprehur në favor të hetimeve intensive për përplasjen e raketës në Poloni. “Tani është e nevojshme të hetohet me kujdes se si mund të ketë ndodhur ky shkatërrim atje,” tha ai pas një takimi krize të G7 dhe vendeve të NATO -s të pranishme në samitin e G20 në Indonezi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëroi për një përshkallëzim pasi raketa goditi territorin polak me dy viktima.

Në samitin e G20 të vendeve të mëdha të industrializuara dhe në zhvillim në Bali, politikani portugez shprehu shqetësim të madh. “Është absolutisht thelbësore të parandalohet përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, – tha Guterres duke kërkuar që ngjarja të hetohet plotësisht.

Në margjinat e samitit të G20 në Bali, një takim i posaçëm i shtatë demokracive kryesore perëndimore (G7) po ndalet në situatën në Poloni. Presidenti i SHBA Joe Biden mblodhi së bashku disa krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore: Olaf Scholz ( Gjermani ), Emmanuel Macron ( Francë ), Pedro Sánchez ( Spanjë ), Mark Rutte ( Holandë ), Justin Trudeau ( Kanada ), Giorgia Meloni ( Itali ), Kishida Fumio ( Japoni ), Rishi Sunak ( MB ). Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel gjithashtu morën pjesë,

Next Post

Gjikondi: Kush e pagoi faturën e protestës dhe reklamën antikombëtare ku u zhgaravit flamuri?! Kush i'u financon? Lela: Do vijë tjetër i pregatitur!

Kombëtarja ëndërr e realizuar, Eneo BITRI ia sjell “ngusht” Armando BROJËS

Miqësorja me Italinë, Tifozat Kuqezi me njoftim të rëndësishëm për antarët

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved