• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha ndryshon eskortën: 15 persona e ruajnë në çdo sekondë

February 23, 2023
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Secili e mban mend një djalosh të pashëm, trupmadh e me mjekër që i ka qëndruar gjithmonë Sali Berishës pranë. Pas incidentit të 6 dhjetorit, kur Gert Shehu e qëlloi me grusht, truproja kryesor i Berishës është larguar nga shërbimi.

Në daljet publike thuajse të përditshme të doktorit, nuk duket bodyguadi i bëshëm, i cili e ka ruajtur që ditën kur ka lënë detyrën e kryeministrit.

Ndërkaq, bën përshtypje se eskorta e Berishës, është rritur shumë, sa ka arritur një numër të pazakontë për një person, i cili nuk është më një zyrtar i rëndësishëm shtetëror.
Vetëm në protestën e sotme, Sali Berishën e kanë ruajtur gjithsej 15 persona që mbanin kufje në vesh, pra ishin të organizuar si zinxhir i sigurisë së ngushtë trupore.

Po nga kush ruhet Sali Berisha?

Kush janë këta persona që marrin pjesë në ruajtjen e tij fizike? Janë të armatosur? Nëse po, kush ja lejon armët, kur Sali Berisha nuk e përfiton gjithë këtë siguri si ish-kryeministër?

Sipas ligjit, një ish-kryeministër ruhet nga Garda e Republikës edhe 5 vjet pas lënies së detyrës, ndërkohë që Berisha ka fiks 10 vjet që nuk është më kryeministër.

Natyrisht që truprojet janë private, e sipas gjasave pjesë e një policie të liçensuar për të ruajtur fizikisht persona fizikë dhe juridikë. Po sa janë kostot e një shërbimi të tillë? Sikur, secili prej 15 truprojeve të marrë të paktën 600 euro në muaj për këtë shërbim, i bie më shumë se 10 mijë euro në muaj, e më shumë se 100 mijë euro në vit. Një kosto që natyrisht nuk del nga arka e Partisë Demokratike, por nga rrugë private.

Po kush i paguan?

Ndoshta masa e sigurisë për Sali Berishën është e nevojshme, pasi edhe si pasojë e pushtetit të gjatë të tij, duhet që të merren masa të tilla. Por nuk është aspak normale që një politikan, që e konsideron veten lider të opozitës të ketë frikë nga njerëzit e të rrethohet nga “gorilla” të armatosur. Mesazhi që shpërndan në publik është krejt antiopozitar, e në shpërpjesëtim me çdo mundësi për të ngjallur shpresë.

E vetëm pamja e kësaj mbrojtje që e kanë vetëm politikanët me cene në të gjithë botën, është shkaku më i madh se pse nuk i shkon njeri prapa. Se në fund, Berisha ka frikë nga njerëzit, ndaj i kanë vënë prapa një eskortë që thuajse është sa e Erdoganit.

/Pamfleti


        
 
Next Post

“Fshehu trungun pas gjetheve”! Avokati i Ismailajt: Ç’donte të thoshte Meta në SPAK?!

Adriana Kalaja ikën nga studio: Nusja jote i lutej sekretarit të partisë! I përgjigjet Idajet Beqiri: Ta tregoj unë se gruaja e kujt ke qenë dhe pse të la

“Nuk e bleu dot gjykatësin”?! Spartak Ngjela: Ja çfarë do të bëjë Berisha më 3 mars!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In