Avokati Idajet Beqiri pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një plan arratisjeje që do të duket si rrëmbim.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Breaking’ në Top News, avokati tha se në pozicion të këtij plani janë vendosur 500 mijë euro, dhe në ndihmë të tij do të jenë edhe ish-funksionarë të lartë të shtetit.
Avokati i bëri thirrje SHISH të parandalojë këtë arratisje që sipas tij, do t’i faturohet qeverisë.
“Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja dhe thotë më hodhi Edi Rama.
Të thonë ja heroi i demokracisë. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani.
Unë nuk flas kot. Po i drejtohem drejtpërdrejt SHISH, verifikoje urgjentisht se ky është informacion i saktë. Po përgatiten kushtet për ta dërguar në Plavë.
Dy ditë është menduar të rrijë në Laç me njerëzit e Lirisë pastaj në Plavë. Organizator është një ish-funksionar i lartë i shtetit. Parandalojeni, këtë po ua thotë një njeri i përgjegjshëm.“-tha avokati Beqiri.