Aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj së fundmi ka pranuar një ftesë për të marrë pjesë në 100-vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi.
Por, në ftesën që e ka pranuar e ka revoltuar një gjë. Bëhet fjalë për ftesën që i ka ardhur nga djali i tij, dhe jo nga institucionet që do duhej ta nderonin në mënyrën më të mirë, Roshin.
“Sot mora një ftesë nga Kliti (i biri i të madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesën dhe u revoltova, 100-vjetorin e këtij Gjeniu të kinemasë dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti,ku është shteti?!..po bashkia e Tiranës?!
Mirënjohja dhe nderimi për këtë emër të madh, në këtë 100-vjetor duhet të kthehet në një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Llakaj.
Më tej, Llakaj ka thënë se nuk duhet kurrë të harrohet nderi dhe respekti për ata që me artin e tyre mbeten të pavdekshëm.
“Teatri eksperimental me gjithë respektin, është e vogël për artin e tij të pakrahasueshëm. Të tregojmë se jemi popull dhe komb i qytetëruar…,nuk duhet të harrojmë kurrë nderimin dhe respektin për ata që me artin e tyre mbeten të pavdekshëm dhe pjesë e memories tonë kombëtare.
Le ta lexojnë edhe ata që promovojnë 10 cm tru si investimin më të rëndësishëm të shoqërisë…, të marrin masa për organizimin madhështor të këtij 100-vjetori. Të tregojmë se s’jemi popull facebook-u,instagrami dhe tik-tok-u. Uroj të jetë dhe të realizohet si e tillë dhe siç e meriton ai. Kadri Roshi, nder i Kombit…,Legjendë “, ka shkruar Llakaj.