• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Logjika absurde: Dorëheqje në bashki, por skandalet bëhen në burgje!

July 19, 2025
in Blog

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Në mbledhjen me kryetarët e Bashkive të gjithë vendit në javën që lamë pas kreu i ekzekutivit, Edi Rama u ndal në përformancën e tyre, dhe më këte kriter u ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe admintratorëve të bashkive të tyre që nuk po bëjnë mirë detyrat e tyre.

Që këtu fillon një lojë që nuk dihet se kush ka të drejtë. A ka kryeministri i cili kërkon që Shqipëria të jetë në atë nivelin e duhur që të funksionojë gjithçka mirë ku përveç pushtetit qeverisës duhet edhe pushteti vendor në nivele të larta. Pra deri këtu tingëllon aq bukur vizioni i kryeministriit sepse të gjithë e duam Shqipërinë atje ku i takon pra drejt standarteve që na e kërkon BE-ja.

Sipas disa fjalimeve të kryebashkiakëve edhe ata ndajnë të njëjtin vizion me kryeministrin por që të arrihet duhet që qeveria të bashkëpunojë dhe ti perkrahë me shumë për zgjidhjen e problematikave të tyre.

Nëse Kryeministri i vendit u kërkoi kryebashkiakëve socialistë largimin e drejtorëve dhe të administratorëve të bashkive sepse në syrin e tij puna e tyre nuk është bindëse me plot probleme, atëherë të njëjtën gjë duhet të kërkojmë edhe ne nga kreu i ekzekutivit për anëtarët e kabinetit të tij kur në dikasteret e tyre shfaqen pothuajse të njëjtat shqetësime dhe probleme.

Madje më të freskëta janë. skandalet e fundit në burgjet tona ku të burgosurve u kryhen “shërbime speciale” duke u vizituar nga femrat eskorta, pa asnjë lidhje familjare. Në këtë rast i pari që duhej të jepte dorëheqjen pa ja kërkuar eprori i tij është ministri i Drejtësisë bashkë me gjithë zinxhirin që i kanë kthyer burgjet e sigurisë së lartë në derexhe.

Ku nuk dihet se kush hyn dhe kush del por mjafton se ka një urdhër nga lart, jashtë rregullores së burgjeve ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Për këto skandale të rënda ku është cënuar siguria e lartë e burgjeve kush do ta mbaj përgjegjësinë përveç shkelqësisë së Kryeministrit tonë, i cili thotë se cilido ministër e mban vetë përgjegjësinë për gabimet e veta. Pra nëse këto fakte të publikuara në të gjitha mediat e rrjetet sociale ulërijnë me të madhe atëherë çfarë pret kur vartësit e tu akoma i mban në detyrë.

Nëse edhe kjo nuk të bind që bërtet fort nën e hundën tënde atëherë Zoti kryeministër si mund të kërkosh llogari aq larg nga gabimet që janë nën hundën e kryebashkiakëve. Llogaridhënja para popullit nuk duhet të ketë dy standarde, o të ndëshkohen të gjithë për gabimet e tyre ose lërë pushtetin e ta drejtojë dikush tjetër që do ta kërkojë përgjegjësinë së pari tek vetja e pastaj tek vartësit e tij e kështu me radhë. Është e qarte se edhe këtë të fundit nuk e bën për të vetmen arsye se nuk ke rival që të rrezikon postin edhe për një dekadë përderisa opozita e madhe vazhdon të notojë në ujërat e turbullta dhe nuk kërkon për një lider të ri që nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën për ti dhënë një riformatim gjithë të djathtës së zhgënjyer.

Së paku kështu funksionon në demokracitë europiane. Pasi ta kesh bërë këtë në performancën e qeverisjes tënde me ministra të aftë të niveleve europiane atëherë ke të drejtën e Zotit të thërrasësh kryebashkiakët për të ju kërkuar të njëjtën gjë sepse puna e pushtetit qendror dhe atij vendor është një vizion i përbashkët drejt familjes europianë.

Next Post

Luçi Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë! Elitat dhe intelektualët po flenë gjumë, s’flasin si Berisha kundër Ramës

Prostitucioni ndaluar, burgjet e Manjës si berdellot të licensuara

Muli i alarmuar nga kontrata me LaCivitën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved