• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kryesore

INVESTIGIM/ Skllavërimi modern i punëtorëve të kompanisë “Green Taxi” e Nadir Çaushollit: paga nën dorë, orë të tejzgjatura në punë, sakrificë për qindarka!

August 12, 2025
in Kryesore, Rekomanduar, Speciale
        
 

Në rrugët e Shqipërisë, taksistët nuk janë thjesht shoferë, ata janë viktima të një sistemi që i shtrydh deri në pikën e fundit. Shumë prej tyre punojnë mesatarisht 12 deri në 14 orë në ditë, shpesh pa ditë pushimi, festat apo gëzimet dhe hidhërimet… vetëm për të përballuar shpenzimet apo për të siguruar kafshatën e përditshme. Fitimi që u mbetet është qesharak, shpesh më pak se paga minimale, ndërsa lodhja fizike dhe stresi psikologjik janë të pallogaritshme. Në vend që timoni dhe sakrifica e tyre t’u sjellë dinjitet dhe siguri ekonomike, ai është kthyer në një mjet që i mban të lidhur në një rreth vicioz varfërie.

Prej disa muajsh Ekskluzive.al ka arritur të regjistrojë dëshmitë tronditëse të disa kompanive të transportit të udhëtarëve në kryeqytet. Për të qenë korrekt me lexuesit dhe për të faktuar tmerrin që provojnë punonjësit e taksive në vend, kemi siguruar dëshmitë e disa punonjësve të kompanive prestigjoze të transportit në kryeqytet si: “Green Taxi”, “City Taxi”, “Taxi Lux” dhe “Blue Taxi”.

Këtë cikël denoncimesh dhe dëshmive të siguruara përmes videopërgjimeve, kemi zgjedhur ta nisim me kompaninë “Green Taxi”, e cila shfrytëzon punonjësit e saj me orë të tëra në punë, pa asnjë ditë pushimi, as gjatë festave dhe as për të varrosur një të afërm të tyre, sepse në rast mungese gjobiten. Pagesat e tyre bëhen nën dorë dhe rroga e tyre deklarohet minimale në bankë me sigurime shoqërore që do i sigurojnë një pension minimal përtej sakrificës. Madje për të siguruar skllavërimin modern të punonjësve të tyre, kompanitë pranojnë punonjës edhe të pakualifikuar, që nuk disponojnë “Leje Drejtimi të kategorisë D1/D”, në mënyrë që punonjësit e kualifikuar mos të bëjnë presion për largim nga puna si pasojë e kushteve mizerabël apo trajtimi skandaloz që i bëhet.

Për t’i dhënë kohë kompanisë për reflektim, pasi qëllimi jonë nuk është dëmtimi i saj por përmirësimi i kushteve të punonjësve, e të drejtuar nga frika e një hakmarrje të mundshme me largime nga puna të drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve të kompanisë “Green Taxi”, dëshmitë e drejtuesve të kompanisë do t’i publikojmë në një artikull të radhës. Pretendimet e përmendura mësipër, bazohen në dëshmitë shkëputura të shoferëve gjatë orarit të punës, ndaj do t’i mbrojmë deri në fund të drejtat e tyre.

Disa javë më parë ishte pronari i kësaj kompanie, që u ankua në rrjetin e tij social, se ai punonte me ndërshmëri dhe se disa media të sponsorizuara kishin fabrikuar artikuj të rremë për të dëmtuar imazhin e tij. Por nëse është kështu, a mund t’i përgjigjet disa pyetjeve Nadiri?
Gjatë kohës që ke qëndruar në burg, kush kanë qenë personat që shoqëroheshe dhe a kanë lidhje ortakërie me biznesin tënd të ilaçeve?

A janë lidhjet e tua me personazhe të nëntokës, që shkaktuan breshërin e plumbave në ndërtesën e kompanisë farmaceutike?

Kush janë lidhjet e kunatës tuaj Ardita Çausholli me biznesmenin Vasil Naçi, që i shiti kompaninë e reklamave outdoor “Albartex” të billboard dhe led-eve, ku financier ishte vëllai i juaj Ardit Çausholli?

A ka kushtuar disa qindra mijëra euro më shumë makina “Ferrari SF90 Stradale”, që bletë tek kompania “Mektrin Motors” i Edmond Shahinit. Sipas dëshmive, e keni deklaruar atë rreth 300 mijë euro më pak se çmimi real?

A është e vërtetë se keni mashtruar me flotën e autobuzëve “Green Line”, duke i paraqitur tek autoritetet si ekologjike, edhe pse i përkasin një modeli të vjetër i cili në vend të punoj si hibrid, ndot ambjentin njësoj si të tjerët?

A është bërë shkak i aksidenteve të ndodhura nga autobuzët e linjës “Green Line” në kryeqytet, amortizimi i mjeteve dhe prodhimit i tyre i vjetër?

A është e vërtetë se për të ngrohur marrëdhëniet me disa prej punonjëseve tuaja, më parë i nxirrnit në spotet publicitare të kompanisë së ilaçeve?

Evazion fiskal përmes qindra punonjësve të kompanive të Nadir Çaushollit

Çdo biznesmen nuk ka qejf të paguaj taksa, por Nadir Çausholli është prestigjatori më i mirë sa i përket ndërtimit të mekanizmave për të bërë evazion fiskal dhe për t’i shkaktuar një dëm kolosal arkës së shtetit me ilaçet, deklarimet financiare, teksa Hetimi Tatimor hesht. E për t’iu rikthyer artikullit, nëse Nadiri nuk e di, ja një kujtëse e vogël se çfarë parashikon ligji për kompensimin e orëve shtesë të punës

Me orë shtesë kuptohet çdo orë pune e kryer mbi kohëzgjatjen ditore normale ose javore maksimale të punës.

Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund t’i kërkojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme, si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Orët shtesë nuk mund të kalojne limitin prej 48 orësh në jave dhe 200 orësh në vit. Në raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet me shumë se 48 orë në javë, por koha mesatare javore e punës, për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë. Me autorizimin e Inspektoratit të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet në rastet e forcës madhore ose të punëve urgjente në dobi të popullsisë.

Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25% të saj (125% të pagës së zakonshme), me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Punëdhënësi në marrëveshje me punëmarrësin, mund të kompensojë orët shtesë të punës me një pushim të paktën 25% më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që jepet brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50% më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Burimi: §76-78, 81(1)-84, 88-91 i Kodit të Punës Nr. 7961/1995, i ndryshuar për herë të fundit me Ligjin Nr. 136/2015


        
 
Next Post

Gjykata e Tiranës, vendim për materialet e lëna në mëshirë të fatit te ish News 24: Palët e interesuara brënda 48 orëve mund t'i tërheqin

Ardi Veliu i përgjigjet Hysenbelliut: Mjaft gënjyet! Premtuat se do të lironit godinën, ju pritëm 48 orë

I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In