• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandalet e kllouneve të drejtësisë nuk ndalojnë! Sërish kaos me Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Një gjyqtare e Shkallës së parë bllokoin vendimin e GJL. I drejtohemi Arbitrazhit Ndërkombëtar dhe ka…

June 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Në vend që të hapen dyert e kantierit, po hapen beteja të reja në gjykata për Aeroportin e Vlorës. Vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë i riktheu biznesmenit Behgjet Pacolli të drejtën e administrimit të aeroportit, një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë më 6 qershor ka bllokuar, sipas Pacollit, ndryshimin e administratorit, duke rikthyer ngërçin.

Por pas vendimit të fundit nga Gjykata e Shkallës së parë, MABCO njofton se ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Miranda Naka që bllokoi ndryshimin e administratorit të VIA-s, dhe njofton se ka nisur procedurat për arbitrazh ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar për shkak të mosveprimeve në zhbllokimin e hyrjes në kantierin e Aeroportit të Vlorës.

MABCO i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar për të kërkuar sigurinë juridike, mbrojtjen e investimit të saj dhe rikthimin e administrimit të ligjshëm të VIA-s, me qëllim dhënies fund të sekuestrimit të jashtëligjshëm nga Valon Ademi, me mbështetjen ose mosveprimin e MIE-s dhe institucioneve publike”, thuhet në deklaratë.

Kompania e Pacollit thotë se vendimi nga gjyqtarja është marrë “vetëm 24 orë përpara mbledhjes së ortakëve” që do të zëvendësonte administratorin e emëruar nga ortaku minoritar, duke vënë në dukje se sipas saj akti i gjykatës është “kontradiktor, të pakuptimtë dhe në kundërshtim të hapur me dispozitivin e Gjykatës së Lartë”.

Më 29 maj, ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi iu drejtua me nje ultimatum 30 ditor dy ortakëve të kompanisë që fituan koncensionin e ndërtimit të aeroportit, duke i kërkuar MABCO-s së Behgjet Pacollit dhe 2A Group-it të Valon Ademit që të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre dhe të përfundonin punimet.

Por për MABCO nuk bëhet fjalë për “mosmarrëveshje ndërmjet ortakësh”, por për cenim të sigurisë juridike të një investimi madhor, dhe ngre dyshime për koordinim mes institucioneve dhe disa gjyqtarëve për zhveshjen e MABCO-s nga investimi dhe të drejtat e saj ligjore në Aeroportin e Vlorës.

Po në letrën e 29 majit qeveria theksonte se mosmarrëveshjet e lindura nuk kanë lidhje me autoritetin kontraktor, dhe paralajmëronte mundësinë e zgjidhjes së kontratës, duke iu referuar shkeljes së afateve për përmbylljen e punimeve.

Operimet në aeroport duhet të kishin nisur në muajin shkurt 2026, dhe afati maksimal ishte muaji maj, por për shkak të konflikteve mes ortakëve që tashmë janë një betejë të gjatë gjyqësore, aeroporti jo vetëm që nuk është operativ por as nuk janë finalizuar punimet.


        
 
Next Post

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Kurti fitore "si e Pirros", 9 deputetë më pak! Nëse 3 parti opoozitare beshkohen VV largohet përfundimisht nga pushteti

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

Urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Ka transformuar Tiranën, mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In