• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Ka transformuar Tiranën, mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

June 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas eurodeputetit lituanez Petras Auštrevičius, anëtar i komiteteve AFET dhe DROI, si dhe raportues i Parlamentit Evropian për zgjerimin, i cili ka folur publikisht dhe e ka cilësuar rastin e Erion Veliaj, si dëshmi se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë përparime në sistemin gjyqësor, një tjetër figurë e rëndësishme, kësaj here nga radhët e urbanistëve botërorë, ka folur në mbështetje të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Më herët, eurodeputeti Auštrevičius ka thënë në një prononcim për Brussels Morning: “Rasti i Erion Veliajt dëshmon se Shqipërisë i mbetet ende të bëjë përparime të mëdha drejt një sistemi gjyqësor që funksionon në mënyrë efektive, me paanshmëri dhe me një mbrojtje ligjore që punon mirë. Ndonëse Veliajt i është dhënë së fundmi akses te dosja e provave të çështjes së tij, kjo përbën tashmë një shkelje në sistemin gjyqësor të vendit, me elemente presioni dhe me përdorimin [nga ana e] shërbimeve speciale.”

Ndërkaq, Gil Penalosa, urbanisti i mirënjohur kanadez dhe një ndër 10 urbanistët më të mirë në botë, në një artikull të botuar në Brussels Times, shprehet se nën drejtimin e Erion Veliajt Tirana është kthyer në një model se si mund të transformohet një qytet. Por, mbajtja e tij në paraburgim për më shumë se një vit, pa gjyq, sipas Penalosës është diçka shqetësuese.

“Askush nuk duhet të ndëshkohet përpara se të vërtetohet faji. Kryetari ka kaluar tashmë më shumë se një vit i burgosur pa qenë i dënuar. Është shqetësuese të mendosh se një organ prokurorial mund t’ia përmbysë jetën një personi në këtë mënyrë, qoftë ai politikan apo individ privat, për kaq gjatë, pa proces të rregullt ligjor dhe pa dënim”, thotë Penalosa në artikullin e botuar në Brussels Times.

Ai shprehet i shqetësuar edhe për pasojat që sjell kjo për demokracinë shqiptare.

Artikulli i plotë:

Transformimi i Tiranës dhe testi demokratik që Brukseli nuk duhet ta anashkalojë

Nga Gil Penalosa

Tirana ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitet e fundit për zhvillimin e saj urban, projektet e hapësirave publike dhe nismat miqësore ndaj fëmijëve. Njëkohësisht, ndalimi paraprak i kryetarit të saj të zgjedhur të Bashkisë, Erion Veliaj, që prej 10 shkurtit 2025, i ka vendosur çështjet e shtetit të së drejtës dhe të procesit të rregullt ligjor në qendër të debatit publik.

Erion Veliajn e takova 9 vjet më parë. Ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Unë isha themeluesi i 8 80 Cities, një OJQ e përkushtuar për përmirësimin e jetës urbane. Rrugët tona u kryqëzuan në forume ndërkombëtare urbanistësh. Na lidhi një pasion i veçantë: shndërrimi i qyteteve në hapësira të jetueshme, gjithëpërfshirëse dhe njerëzore.

Që nga takimi ynë i parë, kryetari Veliaj është bërë jo vetëm një mik, por edhe një model se si mund të transformohet një qytet sipas parimeve të 8 80. Nën udhëheqjen e tij, Tirana ka evoluar nga reputacioni i saj si “Koreja e Veriut e Evropës” në një nga historitë më dinamike të suksesit urban në Evropë: më e gjelbër, gjithëpërfshirëse dhe e përqendruar te njeriu. Ai nxiti politika urbane miqësore ndaj fëmijëve, të cilat riformësuan peizazhin urban me kënde lojërash, parqe, shkolla, pemë dhe hapësira të gjalla këmbësorësh. Fitoret e tij zgjedhore dëshmojnë se ai e ktheu me sukses Tiranën në një model të rinovimit urban të përqendruar te fëmijët dhe të cilësisë së jetës së përditshme.

Në këtë frymë, është shqetësuese që autoritetet shqiptare kanë mundur ta mbajnë kryetarin Veliaj në paraburgim për më shumë se një vit pa një dënim. Askush nuk është mbi ligjin, qoftë një qytetar i thjeshtë, një kryetar bashkie apo një prokuror. Por askush nuk duhet të ndëshkohet përpara se të vërtetohet faji. Kryetari I Bashkisë ka kaluar tashmë më shumë se një vit i burgosur pa qenë i dënuar. Është shqetësuese të mendosh se një organ prokurorial mund t’ia përmbysë jetën një personi në këtë mënyrë, qoftë ai politikan apo individ privat, për kaq gjatë, pa proces të rregullt ligjor dhe pa dënim.

Këtu pasojat nuk janë vetëm për kryetarin Veliaj, por për demokracinë shqiptare. Populli shqiptar e zgjodhi atë në mënyrë të përsëritur, jo pak për shkak të arritjeve që përmenda më lart. Nëse ai ka gabuar, gjykimi i duhur në një sistem demokratik vjen përmes procesit të rregullt ligjor dhe në kutinë e votimit. Megjithatë, Këshilli Bashkiak i Tiranës u përpoq tashmë të shfrytëzonte ndalimin e tij paraprak për ta shkarkuar nga detyra. Vetëm falë Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kryetari e ruajti pozitën e tij. Por një kryetar i ndaluar, të cilit i privohet aksesi te avokatët ndërkombëtarë dhe te vizitorët jofamiljarë nuk mund të qeverisë apo t’u shërbejë qytetarëve të tij në mënyrë domethënëse.

Për banorët e Tiranës, shpresoj që kryetari i tyre të ketë një gjyq të drejtë. Për demokracinë e Shqipërisë, shpresoj që ai të rifitojë lirinë dhe aksesin e plotë te mbrojtja ligjore. Pse e shkruaj këtë? Sepse në përvojat e mia të ndryshme me kryetarin Veliaj dhe ekipin e tij, unë pashë vetëm njerëz me integritet, të përkushtuar për të krijuar një Tiranë më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të gëzueshme, ku të gjithë të mund të jetonin më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Gati një dekadë e udhëheqjes së tij e ka transformuar Tiranën. Pas më shumë se një viti në ndalim, kam frikë se kryetarit Veliaj i është mohuar një shans i drejtë për t’u mbrojtur dhe tiranasve u është mohuar kryetari që ata zgjodhën.

Link i shkrimit origjinal: https://www.brusselstimes.com/opinions/2165492/tiranas-transformation-and-the-democratic-test-brussels-should-not-overlook


        
 
Next Post

Vrasja në Kamëz/ Policia apel qytetarëve: Llani i rrezikshëm, 10 mijë euro shpërblim kush informon

“Zvërneci”, SPAK hetim për tre vepra: Nuk ka persona nën hetim, sekuestrohen 195 milionë dollarë të llogarisë së shitësve të tokës. Kjo nuk e ndryshon dhe penalizon blerësin dhe investitorët.

“Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”! Berisha shfrytëzon protestën për ëndrrën e tij të vjetër: Qeverinë teknike

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In