• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK dhe BKH na kthyen hetusinë e diktaturës! Intimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë!

December 5, 2025
in Aktualitet
        
 

Nga Ylli Manjani

Ka një pyetje të përhershme që ngrihet pas çdo seance pyetjesh që bëhet në dhomat e mbyllura të SPAK dhe BKH:

Kush e garanton se i pyeturi nuk dhunohet psikologjikisht?!

Kush garanton se dëshmia e dhënë aty, pra pa kamera dhe pa praninë e avokatit është e ligjshme, autentike dhe e dhënë me vullnet të lirë e të pandikuar nga asnjë formë presioni?!

Përgjigja është se deri më sot ASKUSH!

Mirëpo me këto dëshmi shkohet në gjyq e dënohen njerëz!!!!

Kjo është një situatë tjetër e rëndë dhe shumë e rëndë që ekspozon 100% liritë, të drejtat e garancitë e personit të pyetur në këto kushte, përpara abuzimit me të drejtën e prokurorisë për të pyetur persona që kanë dijeni.

Për shkak të punës së përditshme, dëgjojmë raste të shpeshta intimiduese, që bëhen më së shumti nga ana e oficerëve të BKH. Të krijohet ideja e një mjedisi policie sekrete ku liritë dhe garancitë shumëzohen me zero. Në fakt as në polici nuk duhet të ketë seanca pyetjesh të tilla!

Kemi patur edhe raste që në sallën e gjyqit kanë dëshmuar persona se u janë marrë dëshmitë e para nën intimidim, ose edhe në premtime mashtruese për favorizim në ndjekje penale.

“Na trego ti këtë që duam ne dhe të ndihmojmë të dënohesh pak ose aspak”!!! E dëgjojmë jo pak herë këtë gjë…

Kjo miqt e mi quhet dhunë e paligjshme, jo drejtësi.

Prandaj duhet sa më parë të ndalojë pyetja e personave pa siguruar që në mjediset e caktuara për këtë punë të ketë kamera dhe mikrofonë të dukshëm ku të rregjistrohet çdo gjë. Absolutisht çdo gjë!

Dhe çdo kush që pyetet duhet ti bëhen prezent të drejtat që ai ka. I pyeturi ka të drejtë edhe të heshtë dhe të kërkojë ndihmën e avokatit madje.

Në të kundërt dëshmia duhet të konsiderohet e paligjshme dhe për pasojë e papërdoshme!
***
Ky sugjerim i shkon në fakt Parlamentit të Republikës që të ndërhyjë menjëherë në ligj dhe të caktojë buxhet për rekordet audio dhe video të dëshmive.

E përsëris, kjo që po ndodh nuk ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Kjo ngjan si dy pika uji me hetuesinë komuniste!


        
 
Next Post

Masakra e Peshkëpisë, rrëfehet Fredi Beleri: Në ato kohë isha në Qipro, studioja për hidraulik. Çamët bashkëpunuan me nazistët, ndaj u dëbuan

GJKKO shtyn seancën paraprapke për Veliajt. Avokati: I pandehuri nuk është njohur me dosjen

Zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Posaçme dhe të BKH-së, Ylli Manjani: SPAK po përgjon KLP-në, kjo është poshtërsi e turp e faqja e zezë! Përgjigjet SPAK :Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prok...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In