• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama e zgjodhi ministër të Jashtëm, Blushi tregon të pathënat e marrëveshjes me Greqinë dhe nxjerr blof Berishën: Si Ferit Hoxha denoncoi tek unë shitjen e detit

March 5, 2026
in Aktualitet
        
 

Deputeti Tedi Blushi doli sot në foltoren e parlamentit pasi paralajmëroi se do të denonconte një të vërtetë të madhe që kishte të bënte me çështjen e detit lidhur me Greqinë dhe këtu përfshihej dhe Ferit Hoxha, tashmë i votëbesuar si ministër i Jashtëm.

Blushi e mori fjalën për të denoncuar manipulimet e Ferit Hoxhës për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në atë kohë, kur Sali Berisha ishte kryeministër, Ferit Hoxha ishte kryenegociator i Shqipërisë. Mirëpo, Blushit nuk i shkoi plani ashtu siç ai mendonte, pasi gjithçka çfarë ai tha ishte “Sali Berisha shiti detin”.

Fillimisht, Blushi tha se në atë kohë, kur vetë ai punonte si gazetar në Gazetën Shqiptare, Ferit Hoxha i siguroi marrëveshjen dhe direktiva që i dha për shkrimin e artikullit ishte: Sali Berisha shet detin. Mirëpo, firmëtar i kësaj marrëveshje kishte qenë vetë Ferit Hoxha si kryenegociator, informacion të cilin Blushi thotë se e mësoi më vonë.

“Zoti Hoxha, 17 vite më parë, si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë sipas kërkesave të palës greke dhe, nga ana tjetër, nxiste qëndrime të ashpra kundër marrëveshjes së detit. 17 vite më parë, kur isha gazetar te Gazeta Shqiptare, ditën e nesërme kam publikuar një shkrim me titull: ‘Sali Berisha shet detin’. E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhtonte interesin kombëtar. Marrëveshjen Tedi Bushit ia dha Ferit Hoxha, ai i cili më vonë mësova që ishte ai që kishte firmosur dhe kishte rënë dakord me palën greke, që ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë: ‘Sali Berisha shet detin’.Të gjithë informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por Hoxha”, tha ndër të tjera Blushi sot në Kuvend.

Po si mundet një kryenegociator të marrë përsipër të ‘vetëvendosë’ për një çështje kaq të rëndësishme ku flitet për interesa kombëtare, pa marrë miratimin e qeverisë, në këtë rast kryeministrit Sali Berisha. Por, nga këtu lind dhe një tjetër pyetje, duke i qëndruar pretendimeve të Blushit, cilat ishin arsyet që shtynë Ferit Hoxhën të denonconte në media marrëveshjen e detit.

Blushi ndër të tjera tha se këtë informacion e ndau me presidentin Ilir Meta, në momentin kur në tryezë erdhi kërkesa për dekretimin e Ferit Hoxhës ambasador në OKB. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i replikoi Blushit duke i kërkuar llogari se përse këto informacione nuk i kishte bërë publike më parë. Balla gjithashtu tha dhe se Ilir Meta e ka dekretuar 3 herë si ambasador Ferit Hoxhën, pra një akt që e ka kryer në dijeni të plotë për çka Blushi denoncoi sot.

Ndërkohë nuk vonoi as reagimi i Ilir Metës nga qelia, i cili tha se në dy raste, e ka dekretuar ambasador Ferit Hoxhën pa dëshirën e tij.

“Por ju keni një “të drejtë” sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t’u takuar nga afër. Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur. Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm”, shkroi Meta.


        
 
Next Post

lir Meta: Ferit Hoxhën e kam dekretuar pa dëshirën time si ambasador, nuk doja të hapja kriza të tjera publike

Avokati: Saliu nuk ka militantë por ka "Hamasin e tij"! Të dënohet me burg të përjetshëm për kryengritje të armatosur... Vilën e Enver Hoxhës donte ta privatizonte për Shkëlzenin!

Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë presidenten/in

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In