• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

lir Meta: Ferit Hoxhën e kam dekretuar pa dëshirën time si ambasador, nuk doja të hapja kriza të tjera publike

March 5, 2026
in Aktualitet
        
 

Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas deklaratave të Blushit lidhur me Ferit Hoxhën, tashmë i zgjedhur ministër i Jashtëm dhe marrëveshjen e detit me Greqinë të firmosur në vitin 2009 kur Sali Berisha ishte kryeministër. Blushi akuzoi Hoxhën për manipulim ndërsa Meta thotë se më vonë, në kohën kur ushtronte detyrën e presidentit, e ka dekretuar Ferit Hoxhën si ambasador disa herë, pa dëshirën e tij.

“Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë. Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi. Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti ’98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.

Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës. Por ju keni një “të drejtë” sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t’u takuar nga afër. Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur.

Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm. Por, siç jua tha sot edhe Z. Tedi Blushi, pas disa ditësh, Ministrja e Jashtme e kohës, më çoi mesazh se kishte biseduar me Kryeministrin dhe ai nuk kishte kandidat tjetër. Ndaj u detyrova ta firmos sepse nuk mund ta lija Shqipërinë pa ambasador në OKB se ishte hera e parë që vendi ynë merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Së dyti, nuk doja të hapja një krizë tjetër publike se me mjaftonin ato që kisha me Kryeministrin dhe Kuvendin njëpartiak, si për Gjykatën Kushtetuese por edhe për çështje të tjera të mëdha. Z. Balla, ju me “të drejtë” e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara. Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi, nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dhe në fund, e vlerësoj krenarinë tuaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Çështjen e Detit, por do t’ju lutesha se mbase keni harruar t’i hidhni një sy, letrës time që ju kam dërguar të gjithë deputetëve për këtë marrëveshje, si dhe letrës publike që i kam bërë Znj. Elisa Spiropali, që e shkarkuat sot, para vizitës së saj zyrtare në Athinë. Unë ju mirëkuptoj nëse nuk gjeni dot, si forcë politike, dikë më të fortë nga ana profesionale se sa Ferit Hoxha, por nuk do të isha i lumtur nëse ju nuk gjeni dot një kandidaturë më patriotike nga radhët tuaja”, shkruan Meta.


        
 
Next Post

Avokati: Saliu nuk ka militantë por ka "Hamasin e tij"! Të dënohet me burg të përjetshëm për kryengritje të armatosur... Vilën e Enver Hoxhës donte ta privatizonte për Shkëlzenin!

Parlamenti i Kosovës dështoi të zgjedhë presidenten/in

Mes kaosit e rrëmujës, 7 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar u votëbesuan të enjten në Kuvend. Ndërsa nisi votimi për secilin prej ndryshimeve, Berisha dhe deputetë të tjerë të PD zaptuan foltoren.

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In