Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Trump dhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei, i cili shtoi se “kostoja e shkeljes do të jetë shumë e lartë”.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga SHBA-të dhe Irani përfaqëson një “dështim” për Shtetet e Bashkuara, tha kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.
“Marrëveshja është provë e dështimit të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit do ta shohin dhe do ta gjykojnë”, tha Ghalibaf pasi teksti u publikua nga të dyja palët, duke shtuar se Teherani do të aplikojë tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas periudhës 60-ditore të përjashtimit të parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara.





