Protestat në Tiranë kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e 28-të, me një grup qytetarësh që kaluan natën para Kryeministrisë pas protestës së 27-të që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Report Tv zbuloi dje për publikun emrat e grupit koordinues të protestave që po mbushin tanimë javën e katërt të zhvillimit të tyre në Tiranë. Një letër drejtuar ambasadave në Tiranë mban emrat e 13 prej tyre. Letra, e cila përmban kërkesat tanimë të bëra publike që prej katër ditësh, përfaqëson edhe aksionin e parë zyrtar të protestës, e cila duket se po kërkon edhe njohjen e diplomacive perëndimore.
Lista me kërkesat e Dritan Goxhajt drejtuar qeverisë dhe kryeministrit nuk u harrua edhe në protestën e djeshme.





