Afro 10 qytetarë u paraqitën sot në Triport për protestën e thirrur kundër TEC-eve lundruese, duke bërë që tubimi të zgjaste vetëm për pak minuta.
Sidoqoftë, policia e Shtetit kishte marrë masat e nevojshme për të përballur çdo skenar të mundshëm. Mbi 200 forca u dislokuan në pika të ndryshme të zonës, ku u angazhuan efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë Shqiponja, Njësisë Delta dhe të forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, edhe nga Tirana e Shkodra.
Shoqëria civile paralajmëroi zhvillimin e një proteste gjatë paradites, duke kundërshtuar rrethimin e zonës dhe vendosjen e TEC-eve lundruese në Triport. Organizatorët bënë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.





