• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ç’punë kanë Ikbalet e dynjasë në demokracinë e Republikës së Shqipërisë?

June 27, 2026
in Aktualitet
        
 

Edhe unë nuk e dua regjimin e Iranit. Kur ai kryen shtypje, burgosje arbitrare apo masakra ndaj qytetarëve të vet, nuk kam asnjë dilemë morale për ta dënuar. Por nuk më shkon ndër mend të marr avionin për në Teheran, të dal në shesh e t’u tregoj iranianëve se si duhet ta rregullojnë demokracinë e tyre. Ajo është beteja e tyre. Solidariteti është një gjë; ndërhyrja në politikën e brendshme të një vendi tjetër është krejt tjetër.

Prandaj më ngjalli habi prania e dy “Ikbaleve” turiste iraniane, që jetojnë në Kanada dhe kishin ardhur në Shqipëri për të protestuar në emër të popullit shqiptar. Nuk e di si i kanë justifikuar shpenzimet e udhëtimit. Më pak akoma e kuptoj se çfarë halli personal u zgjidh atyre nga demokracia shqiptare, kur vendet ku jetojnë ose vendi nga vijnë kanë problemet e tyre shumë më të mëdha për të zgjidhur. Shkoni moj në Teheran, jo në Tiranë! Apo keni ngatërruar fluturim?!

Po aq i çuditshëm është fenomeni i “Ikbaleve” nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Të jemi të qartë: ata janë njerëzit tanë. Janë vëllezër e motra. Në Shqipëri janë gjithmonë të mirëpritur, si në shtëpinë e tyre. Por pikërisht sepse janë njerëzit tanë, duhet të respektojmë një rregull elementar të bashkëjetesës.

Edhe vëllai im, ai që ma ka bërë nëna, nuk hyn në shtëpinë time për të më treguar si duhet ta drejtoj familjen. As unë nuk shkoj në shtëpinë e tij për t’i dhënë urdhra se si duhet të jetojë. Respekti ndërtohet mbi kufijtë e lirisë së tjetrit, jo mbi dëshirën për t’i imponuar bindjet tona.

Mua më vjen keq për gjendjen e Kosovës. Më duket e dhimbshme pamja e zymtë e Prishtinës dhe e shumë qyteteve të tjera. Shoh mungesë energjie, mungesë zhvillimi dhe një perspektivë që nuk ngjall optimizëm. Besoj se Kosova keqqeveriset dhe se sfidat e saj janë serioze.

Por, pavarësisht kësaj, nuk më shkon ndër mend të shkoj në Prishtinë për të protestuar kundër qeverisë së Kosovës. Shkoj për të takuar miqtë e mi, për të pirë një kafe, për të kaluar kohë me ta. Politikën ua lë qytetarëve të Kosovës, sepse janë ata që votojnë, paguajnë taksa dhe mbajnë përgjegjësinë për institucionet e tyre.

Atëherë pse duhet të konsiderohet normale që njerëz të cilët nuk votojnë në Republikën e Shqipërisë, nuk mbajnë përgjegjësi politike këtu dhe nuk jetojnë përditë pasojat e vendimeve të institucioneve shqiptare, të marrin rolin e protagonistëve në betejat tona politike? Aq më tepër kur disa prej tyre mbajnë edhe simbole apo logo që nuk kanë lidhje me debatin demokratik në Shqipëri.

E njëjta logjikë vlen edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. I dua pa masë. U uroj më të mirën. Nuk mendoj se keqqeverisja që përjetojnë është faji i tyre. Por dashuria nuk mund të zëvendësojë logjikën dhe as të drejtën. Çështjet politike të Republikës së Shqipërisë u takojnë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ashtu si çështjet politike të vendeve të tyre u takojnë atyre.

Nuk po e përziej qëllimisht këtë argument me ndikimet ideologjike apo fetare, sepse aty debati do të bëhej edhe më i ndërlikuar. Mjafton të qëndrojmë te një parim i thjeshtë demokratik: legjitimiteti politik buron nga qytetaria dhe përgjegjësia ndaj një shteti, jo nga entuziazmi, afërsia etnike apo dëshira për të bërë zhurmë.

Nëse secili do të merrej me punët politike të shtëpisë së vet, do t’i shërbenim më mirë edhe Shqipërisë, edhe Kosovës, edhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Përndryshe, rrezikojmë të ushqejmë një mercenarizëm politik që lëviz nga një kauzë te tjetra, pa rrënjë, pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie.

Dhe pikërisht ky mercenarizëm ka bërë më shumë për të na përçarë sesa për të na bashkuar. Ai na ka mbushur sheshet me zëra që nuk mbajnë barrën e pasojave dhe na ka lënë shtëpitë tona politike në derexhenë ku ndodhen sot. Demokracia nuk ka nevojë për turistë politikë. Ka nevojë për qytetarë që marrin përgjegjësi për vendin e tyre. /Nga Ylli Manjani


        
 
Next Post

Europa përballet me një valë vdekjeprurëse të të nxehtit ekstrem, thyhen rekordet! Ministri i Shëndetësisë në Francë: Shqetësuese ‘shfaqja’ e vdekjeve në shtëpi

Protesta si stil jetese me qira

Komunistja nga Italia nuk e shpëton Shqipërinë! Ish sekretarja e PD i përgjigjet ekzaltimit të eurodeputetes italiane që harron Siçilinë dhe i "dhemb" për Shqipërinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In