• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komunistja nga Italia nuk e shpëton Shqipërinë! Ish sekretarja e PD i përgjigjet ekzaltimit të eurodeputetes italiane që harron Siçilinë dhe i “dhemb” për Shqipërinë

June 27, 2026
in Aktualitet
        
 

Nga Jola Hysaj

Kam qenë pjesë e protestave për 13 vite. Me PD kundër Edi Ramës që të jemi të qartë, se e di që në këtë kohë “protestuesish” me libër shtëpie do i turren këtij postimit tim. S’e kam problem se s’do jetë hera e parë, po aman vetëm patronazhiste mos më bëni se s’i duroj dot!

Tani më falni po kjo motra majtiste nga Italia çfarë do këtu në Shqipëri?

Halli është se unë që jam e djathtë dhe nuk e honeps fare këtë protestë, po ndihem keq që paska mbetur Shqipëria ta shpëtojë kjo komunistja e Italisë!

Ah po, bashkë me ca gjelbërushe të Gjermanisë dhe Hollandës, që e duan Shqipërinë rezervat natyror për turistët me bukë me vete! Punë e madhe se shqiptarët nga ky lloj turizmi fitojnë vetëm një copë bukë!

Po pse nuk paskemi të drejtën ne të kemi resorte luksoze, si ato ku shkojnë gjithë blogerat dhe artistat e protestës, që këtu përloten për flamingot, kurse nga Dubai apo Maldivet postojnë buzeqeshje nga suitat 10 mijë euro nata?!

Pse nuk u bëka dot edhe në Durrës një “ishull” si palma (që ne mund ta bëjmë shqiponjë po deshët ju patriotet part-time) dhe qenka më mirë të kënaqemi me “all-inclusive”-et e Golemit, ku hotelet luftojnë për mbijetesë duke kënaqur turmat e turistëve nga Lindja që më shumë sjellin ngarkesë mjedisore, se sa të ardhura domethënëse në ekonomi?!

Pastaj mirë dakord ambientalizmi, se e kam merak edhe vetë dhe kam bërë protestat e mia në Durrës kundër fushës kanceroze të plehrave që më në fund u mbyll. Po ça lidhje ka ambientalizmi me flamurin e Izraelit dhe me ato piskamat e asaj motrës tjetër nga Kosova, që na solli në bulevard dritën e liderit të saj shpirtëror Ajatollah Khamenei?!

Zoti na ruajtë nga kjo histeri e rrezikshme, se s’ka shans ta dojë askush nga këta Shqipërinë më shumë se sa unë, që tek kjo protestë i ndjej vërtetë ato duart që i lëvizin fijet e kësaj gjullurdie! Ato duar nuk duan ta çojnë më përpara Shqipërinë, kjo është shumë e qartë. As nuk duan t’i zgjidhin hallet e njerëzve që simpatizojnë këtë protestë, po thjesht duan t’i përdorin ato halle për ta bërë Shqipërinë përshesh nga e para.

Unë që kam protestuar 13 vjet për ato halle dhe jam rritur e jam bërë mam në protesta, e kam parë këtë protestë me dyshim të madh që ditën 1.

Por sot e shoh si një re të zezë, jo si një rreze drite mbi Shqipërinë! Fiks kjo motra komuniste që ka ardhur nga Italia të na shpëtojë neve bashkë me Qorrat e me Lapajt dhe me ca gjoja të rinj pa emër me qeleshe në kokë, më bind përfundimisht për renë e zezë.

Qytetarët jo vetëm kanë të drejtë të protestojnë, po kanë detyrë të kërkojnë më shumë. Por këtu nuk janë fare kërkesat e tyre halli i kësaj motrës italiane dhe i vëllezërve të saj organizatorë të asaj turmës thithëse në Tiranë.

Këtu po luhet keq, po goditet Shqipëria nën brez dhe jo që nuk ikën Edi Rama me këtë lojë të pistë, po koha do tregojë që Edi Rama do i nxjerrë jashtë loje të gjithë këta. Ama koston e lojës do ta paguajë Shqipëria! Prandaj çdokush që e do vërtetë Shqipërinë europiane, jo vetëm duhet t’i rrijë larg po duhet ta “sabotojë” me fjalën e vet këtë lojë të pistë hienash politike dhe ujqish gjeopolitikë!

Unë ika nga PD-ja kur pashë se alternativa e Edi Ramës u bënë molotovët e gjuajtur me pagesë dhe kazanët e ndezur me flakë. Kjo protestë me kaq helm dhe djallëzi, ku nuk ka mbetur dështak publik pa dalë në ekran për t’u bërë pjesë, mua po ma bën Edi Ramën njeriun më normal të kësaj valleje marramendëse për Shqipërinë.

Zoti më faltë nëse jam gabim, po kur shoh edhe ca vemje rilindase dhe kalbësira komuniste të Partisë Socialiste që i janë bashkuar protestës, atëherë ndjehem më afër me Shqipërinë 2030 të Edi Ramës se sa me Shqipërinë e këtij cirku ku hallexhinjtë përfaqësohen nga delenxhinjtë!

*Ish – sekretare e mardhënieve me publikun në PD


        
 
Next Post

Bomba e Evi Kokalarit - Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Lamallari: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Protestuesit thërrasin çdo ditë “Berisha n’burg” por Saliu deklaron: Janë pak në protestë...janë një turmë e vogë injorantesh mjeranë, opozita e opozitës!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In