• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha “i vë flamurin” protestës: Mijëra në bulevard, janë demokratë që vijnë çdo natë! Askush s’e pengon PD të mbështesë tubimin

July 4, 2026
in Aktualitet, Debat
        
 

4 korrikun e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratët patën interes ta orientojnë në një tjetër festë, atë të ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, një mesazh urimi.

“Mesazhi im për Edi Ramën është: jep dorëheqjen para orës 7 në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të zhvillojnë festën më të bukur për lirinë e tyre”, tha kreu i PD-së.

Për kreun e PD-së Sali Berisha, protesta para Kuvendit të enjten, pati vetëm dhunë të policisë ndaj qytetarëve, edhe pse në imazhe të saj u shfaqën episode të tilla, si goditja me gurë në kokë e një efektivi.

“Ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me gurë, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. U përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake”, tha Berisha.

Për përplasjet në këtë tubim, 19 protestues janë në pranga, por Berisha në emër të PD-së kërkoi: “Lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë”, tha kreu i PD.

Megjithëse kori i protestës thërret edhe kundër tij, kreu i PD-së tha se demokratët janë pjesë masive e protestës. “Mijëra demokratë, vijnë nga rrethet, vijnë çdo natë. Ato thirrje nuk do ta pengojnë kurrë Partinë Demokratike për t’i dhënë mbështetjen më të fuqishme protestës”, theksoi Berisha.

Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me demokratët, Berisha u pyet për mundësinë e dorëzimit të një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë. “E kemi depozituar kërkesën për mocion”, tha kryedemokrati.

Në fakt, mocioni që PD ka dorëzuar në parlament, nuk është një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, por një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.


        
 
Next Post

Komiteti i Shpëtimit: Harroni SHBA dhe BE, ja si do ta bëjmë ne Shqipërinë e re

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In