Pika e zeze
1) Fabrikat nuk i duam, sepse edhe pse prodhojnë pasuri dhe vende pune, ndotin mjedisin.
2) Hotelet dhe resortet nuk i duam, sepse edhe pse sjellin turistë, shkatërrojnë bregdetin dhe malet.
3) Shqiptarët nuk duhet të emigrojnë, sepse edhe pse u dërgojnë para familjeve të tyre, po e zbrazin vendin.
4) Pallatet nuk duhet të ndërtohen, sepse edhe pse përbëjnë një nga shtyllat kryesore të PBB-së, shërbejnë për pastrim parash.
5) Oligarkët shqiptarë nuk duhet të investojnë më, sepse edhe nëse jemi në ekonomi tregu vazhdojmë të urrejmë kulaket.
6) Të huajt nuk duhet të investojnë në Shqipëri, sepse edhe pse Enver Hoxha nuk jeton më për t’ua ndaluar, Shqipëria mbetet vetëm e shqiptarëve.
7) Partitë politike duhet të shuhen, sepse edhe pse janë themeli i pluralizmi, në fund pushtetin e marrin ato.
8) Parlamenti duhet të shpërndahet, sepse edhe pse është zgjedhur nga populli, tani populli jemi ne.
9) Kuvendi ynë Qytetar nuk ka nevojë për zgjedhje, sepse edhe pse nuk buron nga vota, jemi ne ata që garantojmë se ai përfaqëson vullnetin e lirë të Sovranit.
10) Artistët apo gazetarët që nuk na mbështesin duhet t’i sulmojmë, sepse edhe nëse ka liri shprehje mendojmë që lufta e klasave nuk është pa baza
11) Rama dhe Berisha duhet të futen në burg, sepse edhe pse nuk kemi asnjë vepër penale konkrete për t’u provuar, ata janë armiqtë tanë dhe armiqtë duhen trajtuar me burg.
12) Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian duhen rishikuar, sepse edhe pse kjo do të thotë ta mbyllim sërish vendin si në kohën e Enver Hoxhës, për ne ka më shumë rëndësi Shqipëria etnike dhe e Skënderbeut.
13) Të gjitha institucionet e krijuara pas vitit 1991 duhet të rithemelohen, sepse edhe pse rrezikojmë të rikthehemi te metodat e vjetër e komunizmit, këto janë rregullat e Shqipërisë së Re.
Firmosur: Komiteti i Shpëtimit.


