• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pilinci më pak qesharak! “Shqipërië Etnike” deri te qeveria teknike nga sheshi… pa u votuar nga askush! Zbulohen broçkullat e delirantëve të protestës: Ja çfarë përmban plani për “Kuvendin Kombëtar Qytetar”!

July 4, 2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Një grup në WhatsApp me emrin “Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar” ka shpërndarë një njoftim ku deklaron krijimin e një strukture të re, të quajtur “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, të cilën e paraqet si institucion të dalë nga protestat kombëtare të qershorit 2026.

Në njoftim thuhet se “Kuvendi Kombëtar Qytetar është institucioni shoqëror që garanton ruajtjen, zbatimin dhe fuqizimin e vullnetit të popullit”, ndërsa shtohet se ky vullnet është shprehur gjatë “Protestave të Mëdha Kombëtare të Qershorit 2026”.

Sipas dokumentit të shpërndarë në grup, ky proces parashikon krijimin e tre strukturave: “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, “Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit Kombëtar Qytetar” dhe “Mbledhja e Përgjithshme e Popullit Shqiptar”. Në tekst thuhet se këto institucione synojnë “kontrollin e popullit përparimtar mbi qeverinë dhe shtetin” dhe moslejimin e “nëpërkëmbjes së të drejtave të qytetarëve shqiptarë”.

Në një tjetër pjesë të njoftimit, Kuvendi përshkruhet si strukturë që “mbledh të gjithë njerëzit më aktivë, më përparimtarë, më të mençur politikisht, më dobiprurës për vendin”, si dhe ata që kanë qenë “kundërshtarët ndaj padrejtësive, nëpërkëmbjeve, gabimeve e dobësive të Sistemit të Vjetër 80-vjeçar”.

Dokumenti parashikon që Kuvendi të ketë dy forma: një “Kuvend Kombëtar normal me 150 anëtarë” dhe një “Kuvend Kombëtar të zgjeruar me 300 anëtarë”, ku përfshihen edhe përfaqësues nga diaspora dhe nga “trojet e tjera shqiptare”. Për anëtarët vendosen disa kritere, mes të cilave që të jenë “atdhetarë e patriotë”, të jenë dakord “për formimin e Shqipërisë Etnike” dhe të zbatojnë vendimet e Kuvendit “edhe kur vota e tyre është kundër vendimit të marrë”.

Njoftimi përmban edhe qëndrime të forta politike. Në një nga pikat thuhet se anëtarët duhet “të mos pranojnë kompromis për zbatimin e vullnetit të popullit që kërkon dorëheqjen e Ramës dhe dënimin e burgosjen e Ramës dhe Berishës tok me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë”. Po ashtu, struktura pretendon se mund të përcaktojë emrat e një “Qeverie Teknike Tranzitore” në rast largimi të qeverisë aktuale.


        
 
Next Post

"Protestë si me arkivolin e Azemit"! Berisha me ushtarët e tij edhe kur s'ka kufomë, e shpik

Qytetari nuk është ankuar për keqtrajtim! Avokati i Popullit: Të lirohet menjëherë qytetari i cili ka pësuar kriza shëndetësore, qëndrimi në qeli është e rrezikshme për të

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë, vajmedet po të kishe ti pushtet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In