• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për rishikimin e “arrestit me burg”: Prokuroria të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e paraburgimit (Dokumenti)

July 7, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masës ‘arrest me burg’. Shkak u bë çështja e 63-vjeçarit Begtash Zeneli, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë pasi në banesë iu gjetën 7 kg kanabis.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, u mblodhën fillimisht në 9 prill, me kërkesë të kryetarit Sokol Sadushi, i cili shfrytëzoi shqyrtimin e një ankimi të Prokurorisë ndaj një vendimi të Apelit që zëvendësonte arrestin me burg me arrest shtëpie për 63-vjeçarin.

Vendimi i Kolegjeve të Bshkuara arsyetonte tre momentet e ndërhyrjes.

LEXO EDHE:
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Hiqen kufizimet për VIA-n, asnjë vendim gjyqësor nuk pengon më përfundimin e punimeve
Lidhur me parashikimin e deritanishëm se gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, Kolegji saktëson se “gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”

Çështja e dytë lidhej me faktin se deri më tani rrezikshmëria e autorit përcaktohej nga vetë vepra penale. Por sipas vendimit të ri masa e arrestit me burg, ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme.

“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”, tha Sokol Sadushi.

Sipas vendimit të 2011, barrën e provës se përse nuk duhet dhënë masa e arrestit me burg, e kishte i akuzuari. Me ndërhyrjen e realizuar përmes rishikimit të këtij vendimi, ky element është përmbysur

“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Prokuroria ka detyrimin të paraqesë dhe të argumentojë në mënyrë konkrete faktet dhe rrethanat që mbështesin nevojën e kësaj mase, përfshirë rrezikun konkret dhe papërshtatshmërinë e masave më pak kufizuese”, tha Sadushi.


        
 
Next Post

Protesta u Berishizua dhe u Albinizua: Partitë e mëdha opozitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, futën duart

Mero Baze: Ata që duan të fshehin Berishën në protestë

Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In