• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë

July 7, 2026
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Në gjyqin e aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, këtë të hënë ishte radha për të dëshmuar e një tjetër ish ministri në qeverisjen Berisha. Ish kreu i dikasterit të Mbrojtjes nga marsi 2008 në shtator 2009, Gazmend Oketa.

Oketa ishte një prej anëtarëve të kabinetit që sipas dosjes së SPAK u përdor nga Berisha për të ushtruar presion që ish kompleksi Partizani të privatizohej me urgjencë. Gazmend Oketa drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes në një kohë kur organet nën varësi të tij do të duhet të dorëzonin ambientet e ish kompleksit partizani pronarëve që tashmë kishin fituar privatizimin.

Por një gjeneral në atë kohë në ushtri, Vladimir Qirjazi, i cili mbante detyrën e drejtuesit të Komandës së Mbështetjes, kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe dhe që doli hapur kundër dorëzimit të pronës. Më vonë Qirjazi tha në SPAK se ishte kërcënuar nga eprori i tij ministër, se duhet të firmoste urdhrin e dorëzimit të pronës me urgjencë, ndryshe do të kishte masa.

“I pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha “Duhet firmosur” por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri në masë se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore”, thuhet në dosjen e SPAK për “Partizanin”.

Gjeneral Qirjazi përmes një letre të dërguar vetëm pak ditë para takimit e kishte informuar ministrin Oketa se urdhrin për privatizimin e Partizanit nuk mund ta firmoste dot pasi “Prona nr. 11 nuk është marrë në administrim nga Komanda e Mbështetjes; nuk është kontabilizuar në librat e llogarisë pasi nuk u është dorëzuar asnjëherë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes; nuk disponojnë çertifikatë pronësie të kësaj prone, nuk kanë në administrim asnjë dokument për privatizimin e pronës”, thuhet në dosje.

Oketa e komentoi kështu këtë moment, kur u pyet nga prokurorja e SPAK.

“Kur urdhri dorëzohet me shkrim, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ai ashtu e ka peshuar. Mendoj se edhe unë i di arsyet pse ka vlerësuar të thotë kështu. Di që pretendimi ishte se prona nuk ishte e regjistruar. Por ai, bazuar në urdhrin tim, ngriti një grup pune për të vijuar procedurën për regjistrimin e pronës”, dëshmoi Oketa.

Teksa pranon që në fakt prona nuk ishte regjistruar dhe vartësit i kërkoi ta dorëzonte pronën pa dokumentin përkatës, memon ankuese që Qirjazi ia kishte çuar Shefit të Shtabit të Ushtrisë për presionin e ministrit, Oketa e komentoi hatërmbetur. Ndërsa takimin e quajti normal, në një deklaratë për mediat jashtë GJKKO.

“Mund ta kishte sjellë një shkresë zyrtare që “z. Ministër ky urdhër nuk zbatohet”. Pse për raste të tjera nuk ka bërë Memo z. Qirjazi? Pse për këtë raste është e veçantë dhe matet temperatura apo toni i ministrit. Nuk më duket serioze që për takimet në zyrat e shtetit u bënka një memo. Unë nuk shquhem për acarim bisede apo tone abuzive”, dëshmoi ai.

Ministri i cili e mohon të ketë pasur ndikim nga eprori i tij Kryeministër në atë kohë, thotë se ish kompleksi Partizani nuk ishte prioritet i tij gjatë drejtimit të dikasterit

“Pavarësisht pasionit që unë kam për sportin nuk ka qenë prioritet çështja e klubit Partizani”, vijoi Oketa.

Dalja kundër Sali Berishës i kushtoi Vladimir Qirjazit, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes Oketa dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi.

Seancën e kaluar, dëshmi e fortë ishte ajo e Ylli Pangos, ish-ministrit të Sporteve, i cili tha se kishte qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani, pra ndërtimit të 19 kullave atje. Tha se edhe ndryshimi ligjor i vitit 2008 që e bënte të mundur këtë nuk ishte iniciativë e tij, por propozim i qeverisë Berisha.

Berisha akuzonte direkt Pangon më 18 qershor 2008 se me propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive. Megjithatë, në GJKKO ish-ministri mohoi të kishte qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë që vendosi kalimin e ligjit në Këshillin e Ministrave.


        
 
Next Post

Sot seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj në GJKKO: Refuzon kafazin e qelqtë, Kushtetuesja i dha të drejtë

Kanye West "çmend" të huajt, koncerti në Tiranë shet më shumë bileta sesa finalja e Conference League

Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In