• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

E futi në valixhe/ Dalin pamjet, 26-vjeçari afgan tërheq i qetë trupin e pajetë të 38-vjeçares në qendër të Athinës

03/08/2026
in Diaspora, Kronike
        
 

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimi për vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross në Athinë, ndërsa policia ka zbuluar pamje që tregojnë lëvizjet e të dyshuarit pas krimit.

Në videon e siguruar nga autoritetet greke, 26-vjeçari afgan shfaqet në qendër të Athinës duke tërhequr një valixhe të madhe me qetësi në rrugë, sikur të ishte duke transportuar bagazhe për një udhëtim. Por brenda saj, sipas hetimeve, ndodhej trupi i 38-vjeçares britanike, e cila ishte vrarë pak më herët.

Sipas hetuesve, i riu kishte planifikuar të zhdukte trupin e viktimës në një banesë të braktisur në zonën e Kypselit, ku ai u gjet tetë ditë pas vrasjes. Paralelisht, ai dyshohet se nisi një përpjekje për të fshehur krimin, duke përdorur telefonin e viktimës dhe duke u dërguar mesazhe të afërmve të saj, në mënyrë që të krijonte përshtypjen se ajo ishte ende gjallë.

Hetimi mori një kthesë vendimtare pasi identiteti i viktimës u konfirmua përmes bashkëpunimit me zyrën e Interpolit në Uashington. Pas këtij momenti, autoritetet nisën të rindërtonin lëvizjet e saj dhe kontaktet e fundit. Sipas të dhënave të hetimit, në mbrëmjen e 16 korrikut, i dyshuari është filmuar duke mbërritur në zonën e Eksarkisë, ku ai jetonte bashkë me bashëshorten dhe nje femijë. Pak më vonë, kamerat e sigurisë e kanë kapur duke dalë nga ndërtesa me një valixhe të madhe.

Në orën 22:43 ai është parë duke ecur në rrugën Evelpidon me valixhen ku dyshohet se ndodhej trupi i 38-vjeçares dhe një çantë tjetër. Vetëm disa minuta më vonë, kamerat e kanë regjistruar duke u larguar nga zona pa valixhen dhe pa çantën. Policia dyshon se viktima, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Edinburgu më 29 qershor për angazhime vullnetare humanitare, kishte qenë në kontakt me të dyshuarin përpara vdekjes së saj.

Hetuesit kanë vënë re gjithashtu se pas zhdukjes së saj, mesazhet e dërguara nga telefoni i saj kishin ndryshime në stil dhe mënyrën e komunikimit, duke ngritur dyshime se pajisja po përdorej nga një person tjetër.

Një tjetër element i rëndësishëm për hetimin është dëshmia e bashkeshortes së 26-vjeçarit, e cila pasi mësoi identitetin e viktimës nisi të dyshonte për përfshirjen e tij. Ajo u largua nga banesa me fëmijën e saj dhe dorëzoi në polici një telefon të ri dhe një shumë parash që, sipas saj, ia kishte dhënë i dyshuari pas zhdukjes së britanikes.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e vrasjes dhe motivin e saj.


        
 
Next Post

VIDEO/ Protesta në "përpëlitje" e braktisur edhe nga "ushtarët" e Berishës dhe të Gones...mbaruan lekët!

Zjarret masive përfshijnë Washingtonin! Shkatërrohen 600 shtëpi e biznese dhe evakuohen mbi 60 mijë banorë

Pordhët e mëdha grisin edhe brekët e ra (reja)

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved