Si e ndryshoi “pllakën” Vuçiç? Deklarata e parë (Fundi i gushtit… fillimi i shtatorit 2026: Vuçiç fillimisht pretendoi se kishte informacione nga shërbimet inteligjente serbe se Thaçi do të shpallej kryesisht i pafajshëm për krimet e luftës. Ai thoshte se Thaçi do të dënohej vetëm për vepra të lehta (si pengim i drejtësisë/shpërfillje e gjykatës) dhe se dënimi do të mbulonte vetëm kohën që ai kishte kaluar tashmë në paraburgim, duke sjellë lirimin e tij. Vuçiç e përdori këtë për të sulmuar Gjykatën, duke pretenduar se Perëndimi dëshiron të nxjerrë Serbinë si fajtoren e vetme.
Pasi u kthye nga një vizitë zyrtare në Paris ku u takua me liderë evropianë dhe botërorë, Vuçiç ndryshoi deklaratën duke thënë se ka marrë sinjale krejtësisht të ndryshme. Ai pranoi publikisht se disa zyrtarë të djathtë të BE-së e kishin siguruar që Hashim Thaçi mund të marrë një dënim shumë të rëndë nga Gjykata Speciale dhe kjo ndodhi.
Gjykata Speciale e dënoi UÇK-ën me 81 vite burg, sepse nuk u dënuan katër liderët. Sipas argumentit të Gjkatësit të Hagës udhëheqësit nuk kishin kryer veprime të drejtëpërdrejta por u dënuan për veprimet e njerëzve të UÇK-së, të cilët ndaj kundërshtarëve të tyre ish bashkëpuntorë të UDB-së apo kolaborocionist që bashkëpunuan me pushtesit serb, kishin përdorur dhunë, terror deri vrasje?!
Pra, këto veprime kjo gjykatë maskarenjsh i quan krime lufte. Por nëse do ktheheshim shumë vite pas Luftës së Dytë Botërore, kolaboracionistët (bashkëpunëtorët e nazistëve) në Francë u dënuan përmes dy periudhave kryesore: dhunës popullore pa gjyq dhe drejtimit ligjor shtetëror.
Gjatë çlirimit të vendit në vitin 1944, grupet e Rezistencës dhe turma e revoltuar vranë shumë bashkëpunëtorë të regjimit të Vichy-t dhe të Gestapos pa vendim gjykate, por kurrë nuk u denuan dhe u barazuan me krimet e drejtuesve të Ushtrisë naziste.
Nëse flasim për sot drejtuesit e ushtrisë Ukrainase kanë vrarë me qindra vetë edhe familjarisht, me fëmijë dhe gra, si bashkëpuntorë të pushtuesit rus dhe në një kohë paqje i bie që Zelensky dhe gjithë drejtuesit ushtarak që kjo Europë i subvencionon, i armatos dhe është krahë tyre, të dënohen me burgim të përjetshëm nga gjykata për krime lufte e Hagës. Paralelisht duhet që bashkë me ta të dënohen gjithë liderët europian që i kanë armatosur dhe i kanë mbështetur në këtë luftë të paprecedent me qindra mijëra viktima.
Gjykata Special e ngritur nga Parlamenti i Kosovës i ka marë rreth 500 milion euro taksapaguesve europian dhe kjo shumë e madhe e investuar nga Bashkimi Evropian mund ketë krijuar një lloj presioni apo “motivimi të ndërgjegjshëm ose të pandërgjegjshëm” për të dhënë dënime. Nësëse proceset do të mbyllej me pafajësi, institucionet evropiane do ta kishin shumë të vështirë të justifikonin para taksapaguesve të tyre gjithë këto para.
Vëtëm për mbrojtjen e katër të akuzuarve si drejtues të UÇK-së shteti i Kosovës ka paguar afro 45 milion euro dhe të gjitha këto janë përdorur nga strukturat e Gjykatës Speciale për të bërë pisë luftën çlirimtare të popullit të shtypur dhe maskaruar shqiptarë në Kosovë dhe për turpin e tyre për të barazuar pushtuesin me viktimën. Asnjë fjalë për viktimën Kosovë, për genocidin, vrasjet dhe shpërnguljen me dhunë të mbi 1 milion qytetarëve të saj, të cilët në kushtet e krijuar medoemos duhet të vetëmbroheshin, kur nuk po i ndihmonte askush.
Vendimi është paravendosur nga qarqet antishqiptare pro Sërbisë dhe sllavo ortodoksisë, sikurse e pranon në deklaratën e tij publike Vuçiç dhe nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, por është një akt kriminal i qëllimshëm nga kjo gjykatë që vendos duke e trajtuar si të barabartë viktimën me agresorin, e kjo… për të njollosur luftën për liri të popullit të Kosovës! /Ekskluzive.al
