• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dënimi i liderëve të UÇK, DASH: Respektojmë vendimin, shmangni retorikën nxitëse! Grenell: Të mbyllet Gjykata Speciale, Kurti të veprojë shpejt

16/09/2026
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se e respekton vendimin e marrë sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku 4 ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg.

Përmes një reagimi për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori, DASH shkruan se është në mbështetje të Drejtësisë për të gjitha viktimat gjatë kohës së luftës dhe familjet e tyre, duke theksuar se rikonfirmojnë mbështetjen për një proces të rregullt ligjor, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien.

Në përfundim të reagimit, DASH u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e Gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vijojnë punën drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të marrë sot. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagimin e DASH.

I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Dhomave të Specializuara për Hashim Thaçin, duke e cilësuar dënimin “skandaloz” dhe duke kërkuar mbylljen e Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë:

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë është skandaloz. Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të çmendur të së majtës. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.

Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur politikën e Jack Smith.

Të gjitha këto gjykata duhet t’u ndërpritet menjëherë financimi. Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të marrë fund.

Albin Kurti duhet gjithashtu të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë të huaj. Deputetët duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë.”


        
 
Next Post

Gjyqtarët e Hagës parazitë që paguhen 200.000 euro në vit në emër të popujve të Ballkanit

VIDEO/ Beogradi po feston për dënimin e krerëve të UÇK-së! Ka "humor" të paparë Berisha: Flet si Sillo... rakia bëhte nga rrushi!

Deputetja e PDK në një linjë me avokatin e Thaçit dhe ish emisarin e Trump, Grenell: Thirrje kolegëve për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved